SPANJË - Protesta të dhunshme në qytetin e Burgos në Spanjë, ku demostruesit dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të bashkisë për të përgjysmuar madhësinë e një rruge dhe hequr disa vende parkimi.

Demostruesit marshuan në rrugët e qytetit duke shkatërruar barrikadat në zonën e punimeve dhe duke thyer xhamat e një banke aty pranë. 40 protestues u arrestuan, ndërkohë që 11 policë mbetën të plagosur gjatë përleshjeve.

Kryetari i Bashkisë së Burgos, Javier Lacalle tha se shumica e banorëve ishin të turpëruar nga veprimet e bashkëqytetarëve të tyre dhe imazhit që po i jepnin qytetit të tyre nëpër botë.

Sipas tij 8 në 10 euro, shkonin për shërbimet publike, ndërsa vetëm 1 euro shkonte për invesitme të tilla, të cilat kishin si synim stimulimin e aktivitetit ekonomik në qytet dhe shtimin e hapësirave publike.

Por banorët vendas e humbën durimin pas më shumë se dy muaj protestash paqësore kundër projektit të rikonstruksionit me vlerë 13 milionë euro.