MADRID - Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, i kërkoi dialog sot Katalonjës dhe që të qëndrojnë së bashku, një ditë pas shpalljes nga rajoni se do të zhvillojë referendumin e pavarësisë më 9 nëntor, të bllokuar nga drejtësia.
"Ligji dhe dialogu, kjo është zgjidhja e kësaj situte në Katalonjë", deklaroi kreu konservator para disa përkrahësve të pratisë së tij, që me sa duket kërkon të ulë tensionet përballë sfidës për pavarësi të këtij rajoni spanjoll.
"Kërkoj që të qëndrojmë të bashkuar", i tha ai katalanasve. "Megjithatë askush nuk është sipër ligjit", kishte theksuar Rajoy gjat një mbledhje me përgjegjës të Partisë Popullore që ai drejton.
"Ka dialog vetëm në atë terren loje ku jemi të gjithë dhe ky është ligji", vazhdoi ai duke iu kthyer dosjes katalanase por këtë herë pa kërcënuar presidentin e këtij rajoni, Artur Mas, për veprime të reja gjyqësore.
Mariano Rajoy me këto propozime i përgjigjej sfidës së re të kryer nga Katalonja ndaj Madridit duke shpallur se do të mabjë projektin e referendumit mbi pavarësinë, duke tejkaluar ndalimin provizor të vendosur nga gjykata kushtetuese dhe refuzmit të Madridit./ATSH/
/Shqiptarja.com