Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy pranoi sot rezultatin e zgjedhjeve të Partisë Popullore në zgjedhjet administrative dhe rajonale, të humbura sipas tij për shkak të rasteve të korrupsionit nga ana e eksponentëve të lartë të partisë si edhe të krizës ekonomike të katër viteve të fundit.
Rajoy përjashtoi ndryshime në qeveri dhe në drejtimin e partisë.
Në deklaratat e para pas zgjedhjeve, që shënuan rënie të ndjeshme të partisë së tij, Rajoy tha se do të ishte sërish kandidat për kryeministër gjatë zgjedhjeve parlamentare të nëntorit./ atsh/