Barcelona telefonon dhe Real Madrid përgjigjet.
Skuadra e Zidane nuk shkëlqen por fiton 3-1 ndaj Osasunës në Pamplona,qëndron në vend të parë të kampionatit spanjoll dhe tashmë mund të mendojë për sfidën e së mërkurës ndaj Napolit në Champions.Reali e fitoi 3-1 takimin ndaj Osasunës së vendit të fundit dhe ngjitet në kuotën e 49 pikëve duke kryesuar La Ligan por ka edhe dy ndeshje të tjera që mund të thellojnë avantazhin.
Galaktikët falë kombinimit Benzema-Ronaldo shënojnë golin e parë me portugezin në minutën e 24-të. Por vendasit barazojnë vetëm 9 minuta me vonë me një gol të bukur të Sergio Leon. Në pjesën e dytë madrilenët rrezikojnë shumë dhe është portieri Navas që i shpëton. Gjithsesi një skuadër e madhe di të dalë edhe nga situata e vështirë dhe këtë Reali e bën në minutën e 62-të duke shënuar me mesfushorin Isco.
Në fund në kohën shtesë vjen edhe goli i Lucas Vasquez që kalon me mjeshtëri portierin Sirigu duke vulosur rezultatin Osasuna 1 dhe Real Madrid 3.
Më herët Barcelona e kishte fituar me poker takimin e javës së 22-të ndaj Alavesh.6-0 triumfuan katalanasit në transfertë duke i dhënë skuadrës modeste edhe një sinjal të qartë se kush pritet të fitojë finalen e Kupës së Mbretit.
MSN-ja e famshme sulmuese tregon potencialin e saj pasi dy gola shënohen nga Luis Suarez,një nga Neymar dhe një tjetër nga Messi. Për të plotësuar 6 golat mendon edhe mesfushori Rakitic dhe një autogol. Në mbrëmje zbret në fushë edhe Atletico Madrid që përballet me Celta Vigo.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com