Muaji gusht, që përkon me përfundimin e aktiviteteve sezonale, është tradicionalisht negativ për punësimin në Spanjë. Papunësia është rritur gjithnjë në këtë periudhë që prej vitit 2000, me përjashtim të vitit të kaluar.
Spanja numëron në fund të gushtit 4 427 930 të papunë, ose 8 070 më shumë se sa muajin e mëparshëm, theksoi ministri.
Në të kundërt, në një vit, numri i punë kërkuesëve është zvogëluar me 270 853, sipas ministrisë./ATSH/