Spanjë/ Sekuestrohen 800 kg marijuanë, arrestohen 3 shqiptarët që e kultivonin

Spanjë/ Sekuestrohen 800 kg marijuanë, arrestohen 3 shqiptarët që e kultivonin

Droga e gjetur nga policia

SPANJË- 3 shqiptarë janë arrestuar në Tortozë të Spanjës, pasi kultivonin dhe trafikonin lëndëve narkotike.

Sipas medias spanjolle, ata kishin mbjellë një sipërfaqe  me rreth 1.100 bimë të fshehur mes të mbjellave të tjera, e cila u pa rastësisht nga një qytetar.

Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin.

Në total pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro.

Autoritetet thanë se kjo është një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vitet e fundit në Spanjë.

Parcela që  kultivohej nga shqiptarët

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë