Një kriminal i drejtuar nga shqiptarë është shkatërruar nga një operacion i policisë spanjolle.

Mediat e këtij vendi kanë raportuar se për këtë janë vënë në pranga 10 persona, mes tyre edhe kokat e grupit që ishin shqiptarë.

Grupi kriminal merrej me transportin e emigrantëve, përmes Spanjës me destinacion final, Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas hetimeve të deritanishme, mësohet se grupi kriminal në fjalë, përdorte për kalim disa nga portet në Spanjë, përfshirë Bilbaon, Santander, Valencia dhe Castellón.