Përmes operacionit të koduar Almar, policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare e specializuar në trafikun e emigrantëve ilegal drejt Anglisë.

Policia spanjolle thotë se ka arrestuar 14 persona dhe se koka e këtij grupi kriminal ishte një shqiptarë i cili u arrestua në qytetin Cantabria

Kundrejt shumës 6000 euro ata i fshihnin emigrantën në kamionë që kishin për destinacion final Anglinë.

Siç edhe shihet nga kjo video e publikuar nga policia spanjolle emigrantët ilegal mbaheshin në disa shtëpi në zonën Santander.