Spanjë, Solari debuton me sukses edhe në kampionat, Reali gjen fitoren

Spanjë, Solari debuton me sukses edhe në kampionat, Reali gjen fitoren

Sergio Ramos duke festuar golin

Santiago Solari, trajneri i ri i Real Madrid, debutoi me fitore edhe në “Santiago Bernabeu”, pas triumfit ndaj Melilla në Kupën e Mbretit. “Los Blancos” mposhtën 2-0 Valladolidin, por edhe pse duket si fitore e pastër, miqtë goditën dy herë traversën dhe vetë fati shpëtoi Realin.

Kjo sfidë dhuroi emocione të shumta dhe raste në të dyja portën, por do të zhbllokohej vetëm nëpërmjet një autogoli të Kikos, të cilit goditja e Vinicius, i hedhur në fushë në vend të Asensios, iu përplas në shpinë e më pas përfundoi në rrjetë.

Valladolidi tentoi të shmangte humbjen duke ushtruar më shumë presion në minutat e fundit, por pësoi golin e dytë, që mban firmën e Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik