Spanjë/ Atentat ish kreut të Partisë Popullore në mes të Madritit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Spanjë/ Atentat ish kreut të Partisë Popullore në mes të Madritit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish kreu  i Partisë Popullore të Katalonjës, Alejo Vidal-Cuadras

Ish kreu  i Partisë Popullore të Katalonjës, I cili ka mbajtur dhe detyrën e zëvendëspresident i Parlamentit Evropian është qëlluar në fytyrë nga një person i armatosur dhe i maskuar në një nga lagjet e pasura të Madridit. Mësohet se Alejo Vidal-Quadras ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Shërbimet e urgjencës të Madridit konfirmuan se një 78-vjeçar kishte marrë një plagë me armë zjarri dhe tha se plumbi kishte kaluar nëpër nofullën e tij.

Ansa raporton se ka qenë ora 13:30 minuta kur Alejo Vidal-Quadras është sulmuar në rrugën Núñez de Balboa, në qendër të Madridit. AI ka qenë duke ecur i vetëm në rrugë kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar nga një distancë prej rreth dy metrash.

 Burime policore thanë se Alejo Vidal-Quadras mbërriti në spital i vetdijshëm.

 “Falë Zotit Alejo Vidal Cuadra është jashtë rrezikut për jetën e tij”, tha udhëheqësi i Vox, Santiago Abascal.

 "Tashmë është rënë dakord për paktin famëkeq midis Sanchez dhe Puigdemont që shkatërron sundimin e ligjit në Spanjë dhe i jep fund ndarjes së pushteteve. Kështu kombi ynë do të pushojë së qeni një demokraci liberale dhe do të bëhet një tirani totalitare. Ne spanjollët nuk duhet ta lejojmë”,- ka shkruar  ish-kreu i të PP-së katalanas, Alejo Vidal-Quadras në rrjetet sociale pak minuta para se të bëhej viktimë e atentatit.

Kush është Alejo Vidal-Cuadras?

 Ish profesori i fizikës atomike në Universitetin Autónoma të Barcelonës, Alejo Vidal-Cuadras, 78 vjeç, ka përvojë të gjatë në politikën katalanase. Hapat e parë i hodhi në këshillin bashkiak të qytetit, i zgjedhur në listat e Aleancës Popullore, partisë së qendrës së djathtë, nga viti 1987 deri në ’91. Më pas ishte deputet dhe senator rajonal.

Ai u zgjodh kryetar i PP nga viti 1991 deri në vitin 1996, por u largua nga partia në shenjë proteste për marrëveshjen midis kryeministrit Jose Maria Aznar dhe katalanasve të Convergencia y Uniò. Në vitin 1999 ai u kthye në PP, nga e cila u zgjodh eurodeputet nga viti 1999, dhe deri në vitin 2014 ishte nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Më 27 janar 2014, pas mbi tridhjetë vjet militantizmi, ai braktisi Partinë Popullore për të themeluar partinë e re të ekstremit të djathtë Vox, së cilës u bë kryetar i përkohshëm. Një vit më pas, megjithatë, ai dha dorëheqjen nga Vox, pasi u mohua nga partia për mbështetjen e afrimit me partinë centriste Ciudadanos.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite