Nga dje ka nisur në Spanjë një nga sportet më të rrezikshme, gara e famshme me demat, ku mijëra qytetarë provokojnë dema të tërbuar dhe më pas vrapojnë për të shpëtuar jetën nga brirët e tyre.
Edhe këtë vit, ky evenet ekstrem po zhvillohet në qytetin Pamplonës, ku në rrugët e caktuara nga bashkia dhe të izoluara mirë nga pjesa tjetër e qytetit, qytetarë të shumtë vrapojnë për t’u shpëtuar brirëve të demave gjigandë të cilët lëvizin lirshëm.Garat me demat, ndryshe e njohur si “Encierros” do zhvillohet deri më 14 korrik.
Vetëm në ditën e parë të “Encierros” u plagosën 6 persona, ndërsa 16 viktima janë regjistruar që nga viti 1911 kur gara filloi të mbahej zyrtarish, më e fundit në vitin 2009.