Spanjolli fiton super xhekpotin
100 milionë euro të “Euro Milion”

"Super xhekpoti i jashtëzakonshëm" prej njëqind milionë eurosh, i vënë në lojë të premten në mbrëmje gjatë hedhjes së shortit të lotarisë europiane “Euro Milion”, u fitua nga një lojtar spanjoll, njofton Lotaria kombëtare franceze.

Ky lojtar ishte i vetmi, ndër afro 20 milionë lojtarë nga nëntë vende të "Euro Milion" (Francë, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë, Austri) që i kapi të shtatë numrat e duhur për të marrë Superxhekpotin e jashtëzakonshëm, të tretë dhe të fundit për vitin 2013.

Shansi që çdo lojtar ka për të gjetur shtatë numrat e duhur dhe të nevojshëm për marrjen e shumës është një në 116 531 800.

Fitimi i kësaj shume prej 100 milionë eurosh e vendos lojtarin spanjoll në vendin e trembëdhjetë të lojtarëve që kanë fituar më shumë në lotarinë Euro Milions që prej krijimit të lojës në shkurt 2004 dhe në vendin e tretë në Spanjë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë