Spanjë/ ‘Mall i bandave shqiptare të drogës', Policia sekuestron 11 ton kokainë që do të shpërndahej në të gjithë Evropën këtë Krishtlindje

Policia Kombëtare spanjolle ka sekuestruar 11 ton kokainë në vetëm një javë në Galicia dhe Valencia. Sipas mediave spanjolle, kokaina ishte e fshehur në kontejnerët detarë nga Amerika Latine, në atë që përfaqësonte kapjen më të madhe të kësaj droge në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, i cili është më “i fuqishmi” aktualisht në Evropë.

Këtë të martë (12 Dhjetor) përgjegjësit e Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar rezultatet e dy operacioneve të ndryshme të kryera në fund të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit.

Operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave.

Ndërsa operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka lejuar arrestimin e 15 personave, i fundit prej tyre ishte ditën e djeshme (11 Dhjetor) në Madrid, dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.

Kryekomisari i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, tha se edhe megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta. 

"Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, tha ai.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë