Sparta e Pragës së Qazim Laçit është me një këmbë në grupet e Champions League. Kampionët e Çekisë, në ndeshjen e parë ‘play-off’ fituan 0-2 në transfertën suedeze të Malmos. Në stadiumin ‘Eleda’ shifrat fillimisht u zhbllokuan nga një autogol, ndërsa më pas dyfishoi në pjesën e dytë Rynes. Mesfushori i kombëtares luajti në këtë përballje si titullarë, ndërsa për Indrit Tuçin dhe Ermal Krasniqin nuk pati minuta.
Sfida më me shumë gola në ndeshjet e para ‘play-off’ rezultoi Young Boys-Gallatasaray, që përfundoi me rezultatin 3-2. Zviceranët vendosën shpejt diktaktin, duke realizuar dy herë dhe duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të thjeshtë, por në vijim, me aktivizimin e Batshuajit i cili realizoi ‘dopietë’, turqit arritën të barazonin.
Megjithatë një karton i kuq në minutën e 84, që u konvertua edhe në penallti, i dha fitoren Young Boys. Autori i golit të tretë dhe trepikësh ishte Ugrinic.
Në përballjen mes Dynamo Kiev dhe Salzburg austriakët fituan me rezultatin e pastër 0-2. Nene zhbllokoi shifrat fillimisht, ndërsa më pas rezultatin e vulosi Kjaergard.
Në Danimarkë në sfidën mes Midtjylland dhe Slovan Bratislavës nuk pati fitues, pasi 90 minutat përfunduan me shifrat 1-1. Ndeshjet e kthimit të fazës ‘play-of’ do luhen javën e ardhshme për të mësuar përfundimisht 7 skuadrat e fundit që i bashkohen formatit të ri të Champions League me 36 ekipe.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor, 08:31
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor, 16:07
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor, 11:47
-
Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin
11 Dhjetor, 10:59
-
VIDEO/ Olise driblon gjashtë rivalë, shënon supergol me fanellën e Bayern Munich
11 Dhjetor, 10:25
-
Juventus - Man. City dhe Dortmund - Barcelona, Champions League premton spektakël në mbrëmje! Milan dhe Arsenal në shtëpi
11 Dhjetor, 09:47
-
Liverpool zyrtarisht në 1/8 e Champions League, një skuadër eliminohet me gjashtë humbje
11 Dhjetor, 08:38
-
Champions League/ Leverkusen bën Interin për ‘Aspirina’, i shkakton humbjen e parë! Liverpool me hap lideri, Reali ‘Galaktik’ në Bergamo! Bayern me ‘pesë yje’
10 Dhjetor, 23:05
-
Manchester City udhëton në Torino me 12 lojtarë, Motta: Kam vetëm admirim për ta, ne do japim më të mirën
10 Dhjetor, 15:05
-
Aventura te Barcelona, Marcus Thuram: Shkova pa këpucë në stërvitje, Messi më dha të tijat
10 Dhjetor, 12:29
-
Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin
10 Dhjetor, 10:36
-
VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje
8 Dhjetor, 19:43