Spartak Drrasa:  Ndërtimi sipas ligjit
do të bëhet hotel me 15 dhoma

Spartak Drrasa:  Ndërtimi sipas ligjit<br />
do të bëhet hotel me 15 dhoma
GJIROKASTËR - Nuk është një ndërtim pa leje. Është konform ligjit. Pronari ka ende fotot e vjetra. Do të bëhet hotel me 15 dhoma...

Spartak Drrasa është drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër. Ai është i bindur se objekti që ndërtohet është konform rregullave. Ai zbulon për “Shqiptarja.com” edhe historikun e këtij objekti; që kur ishte banesë, shndërrimin e saj në teatër e bibliotekë, shembjen dhe ngritjen aty të monumenti të Enver Hoxhës dhe historinë pas rrëzimit të diktatorit...
 
Z,Drrasa, a jeni në dijeni për ndërtimin që po bëhet në qendrën muzeale të Gjirokastrës, në vendin ku ka qenë më parë monumenti i diktatorit Hoxha? Është një ndërtim nga e para apo jo? A e dëmton ai ndërtim zonën muzeale?
-Nuk e kuptoj pse diskutohet kjo çështje tani, kur ka më shumë se një muaj që kjo çështje është mbyllur dhe ndërtimi ka nisur. Unë di të them se çdo gjë është konform rregullave e ligjeve në fuqi. Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Nuk është e vërtetë që është ndërtim nga themelet. Aty ka pasur disa pjesë të ndërtimit të vjetër, e që është përdorur për disa kohë si banjo publike.
 
Cila është historia e kësaj ndërtese? Për çfarë ka shërbyer më parë ajo?
-Në fillim ka qenë banesë e familjes Kodra. Madje, pronari i saj disponon fotot e vjetra të saj. Më pas në kohën e komunizmit ajo u shndërrua në teatrin e qytetit, ku jepeshin shfaqje nga teatri dhe estrada, si dhe disa ambiente u kthyen në bibliotekë. Kjo deri në kohën kur vdiq Enver Hoxha. Pas vdekjes së tij, ndërtesa u hodh në erë përmes një shpërthimi të brendshëm, e më pas në sheshin e krijuar u ngrit monumenti i Enver Hoxhës.
Pas rënies së regjimit komunist, ashtu siç ndodhi në disa qytete si në Tiranë apo në Shkodër, edhe në Gjirokastër, ky monument u rrëzua nga populli.
 
A jeni njohur ju me projektin e ri. Çfarë destinacioni ka, banesë, lokal..?
-Pronarët kanë prezantuar projektin dhe parashikohet të ndërtohet një hotel me 15 dhoma. Sigurisht kjo do ti shërbejë turistëve të shumtë që vizitojnë Gjirokastrën.
 
Ju besoj jeni në dijeni të përplasjeve e letërkëmbimeve mes Bashkisë së Gjirokastrës dhe Institutit të Monumenteve e MTKRS. Pse është cilësuar restaurim, kur objekti do të rindërtohet nga e para?
-Sepse është restaurim. Objekti ka ekzistuar dhe nuk ngrihet nga themelet. Aty ka pasur fragmente prej betoni nga ndërtesa e mëparshme. Di të them se pronari është konform rregullave. Nuk e kuptoj pse diskutohet kjo gjë pikërisht tani, vetëm nëse është një çështje që duan ta lidhin me fushatën.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet