Spartak Ngjela:Dy rrugët pa kthim
të likuidimit të çadrës së doktorit

Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve:  as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike; as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës.
 
Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor.
 
Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës.
 
Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që "gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi".
 
Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore. Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.
 
Po opozita çdo të bëjë?
Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht.
 
Tani nuk ka më asnjë shpresë me këtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit.
 
Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit.
Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri.
 
Por jo Partia Demokratike. Atëherë, cila është Rruga?
Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.
 
Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese.
Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale?
 
Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale.
 
Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
 
Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi , ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'