Spartak Ngjela: "Berishën, çdo
popull e rrëzonte për 24 orë

Spartak Ngjela: "Berishën, çdo <br />popull e rrëzonte për 24 orë
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se shqiptarët nuk reagojnë në lidhje me të keqen Berisha, ndërkohë që në Francë qytetarët francezë e rrëzuan nga pushteti liderin e tyre të fuqishëm, pavarësisht se e bëri Francën fuqi bërthamore dhe i pasuroi francezët, Sharl de Gol. "Ne kemi rrëzuar Sharl De Golin që na shpëtoi në luftë dhe na ngriti personalitetin në paqe, që na bëri fuqi bërthamore e na pasuroi. Kështu më tha një francez dje. E rrëzuam, tha, sepse filloi të na imponohej si absolut", ka qënë deklarata e kreut të PLD, avokatit të njohur Spartak Ngjela në adresën e tij në rrjetin social facebook, përmes të cilës ka përdorur në mënyrë krahasimore të asaj që ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri, referuar dhe deklaratës së mikut të tij francez.

"Po ju, vazhdoi, si e duroni një njeri që jua ka bërë të gjitha: ju shkatërroi në vitin 1997, ju shkatërroi në këta shtatë vjet sërish, dhe ju fyen e po ju poshtëron përditë. Do t'ju vijë turp nga brezat për këtë gjendje turpi që po mbani. Dhe kishte të drejtë. Një njeri të tillë, çdo popull europian do ta fshinte në 24 orë. Ne shqiptarët, në fakt, ende s'jemi europianë. Prandaj, le të vuajmë dhe pak kohë kështu, të fyer dhe të poshtëruar nga një barbar...", ka deklaruar dje Ngjela. Për të cilin është shumë e rëndësishme që shpirti reagues i shqiptarëve duhet të ngjallet, për të qënë dhe ne si evropianët dhe të denjë për t'u integruar në këtë familje të madhe të popujve me demokraci të konsoliduar.

Njëherësh ai nuk mungon të saktësojë se një shoqëri e cila nuk është në gjendje të kuptojë detyrat e saj, kundërshtimin ndaj të keqes, ajo shoqëri nuk mund të formojë kurrë një popull. "Përsa kohë një shoqëri nuk është në gjendje që të kuptojë solidaritetin e brendshëm shoqëror, detyrat e përbashkëta për komunitetin, kundërshtimin e përbashkët të një qeverie abuzuese dhe, sidomos, kur nuk e di se çfarë është identiteti kombetar, ajo shoqëri nuk formon një popull, por një 'milet çfarëdo' që nuk ka lidhje me kombin. Po ne, jemi ndërkohë, popull apo milet?", pyet në mënyrë retorike avokati i njohur Spartak Ngjela. Kreu i PLD, Ngjela më se njëherë ështe shprehur hapur që qytetarët shqiptarë duhet të ngrihen për ta rrëzuar këtë qeveri, e cila sipas tij nuk punon për popullin por kundër interesave të tij. Njëherësh ai disa herë ka qënë dhe në kundërshtim me strategjinë e aleatit të madh, Edi Rama në lidhje me qëndrimin ndaj Berishës, duke kërkuar një linjë më të ashpër ndaj tij, pasi sipas Ngjelës, Berisha njeh vetëm gjuhën e forcës demokratike të qytetarëve dhe s'ka lidhje me demokracinë.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh dhe mënyrat si ta trajtoni

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh dhe mënyrat si ta trajtoni