Speca me kos dhe gjizë

Përbërësit:

  • 4 speca
  • 400 gr kos
  • 2 lugë gjelle gjizë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri ose gjalpë
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Specat i pjekim ose i skuqim derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. I vendosim mënjanë. Në tigan shkrijmë yndyrën dhe shtojmë miellin. E kaurdisim derisa të marrë aromë të lehtë të pjekur. Hedhim pak ujë dhe e përziejmë që të mos ngjitet e të bëhet masë e butë. Në një tas tjetër përziejmë kosin me gjizën dhe hudhrat e grira hollë. Këtë masë e shtojmë në tigan duke e trazuar ngadalë në zjarr të ulët derisa salca të marrë trashësinë e duhur. Shtojmë kripë, piper dhe specin e kuq të ëmbël. Shtojmë specat e pjekur, i përziejmë lehtë që të mbulohen mirë nga salca.

Këshilla nga Albana: Lëre 5 minuta në zjarr të ulët që shijet të lidhen mirë. Shërbeje me bukë shtëpie ose bukë misri, është e shijshme edhe e ngrohtë, edhe e ftohtë.