Speca të pjekur me hudhër, djathë e bimë aromatike

Përbërësit:

  • 1 kg speca të kuq ose miks
  • 4–5 lugë vaj ulliri
  • 2–3 lugë uthull
  • 2–3 thelpinj hudhër
  • 100 gr djathë të bardhë
  • Ullinj pa bërthamë
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pjekim specat në furrë ose direkt mbi sobë derisa të zbuten dhe të nxihen lehtë nga jashtë. I vendosim në një enë të mbyllur ose i mbështjellim që të djersiten dhe heqim lëkurën dhe farat. I presim në rripa të gjatë dhe i vendosim në pjatë. Shtojmë vaj ulliri, uthull, kripë dhe hudhrën e shtypur. I përziejmë lehtë dhe në fund shtojmë majdanozin e grirë, djathin dhe ullinjtë sipas dëshirës.