Specat, kanë më shumë
vitaminë C se limoni

Specat, kanë më shumë<br />vitaminë C se limoni
TIRANE - Speci i kuq, i verdhë, i shkurtër me mish ose speci i vogël djegës janë pjesë përbërëse e çdo kuzhine. Specat janë përbërës të domosdoshëm edhe të menysë vegjetariane, por edhe shumë ushqimeve me mish.
 
Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm më i miri është i freskët. Speci i pagatuar, si dhe ai i përgatitur në gjellë, ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziake të fuqishëm.
 
Ndërsa, për sa i përket listës së sëmundjeve, tek të cilat vepron në mënyrë efikase, ajo është shumë e gjatë. Speci ndihmon në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve.
 
Speci nuk ka vlerë të madhe energjetike, prandaj është i përshtatshëm për ushqim dietal. Edhe specat jane të pasur me minerale, vitamina, dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm. Me konservim, vlera ushqyese nuk ndryshohet, ndërsa sasia e vitaminës C e cila është në masë të madhe, mbetet gati e njëjtë si në spec të freskët.Është dëshmuar që speci ka gati katër deri pesë herë më shumë sasi të kësaj vitamine se sa limoni dhe portokalli. Për shkak të kësaj sasie të madhe, rekomandohet si shtese e detyrueshme në ushqim për forcimin eimunitetit.
 
Në speca, pavarësisht llojit dhe madhësisë, gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B, ku theksohen B1 dhe B2. Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që e përmban është përafërsisht rreth 89 për qind ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin.
 
Kapsaicini është materie specifike e cila i jep djegësinë frytit. Varësisht prej sasisë së kapsaicinit, specat ndahen në të ëmbël dhe djegës. Sidoqoftë, për kapsaicinin dihet qysh moti se ka fuqi shëruese, sepse paraqet antiseptik të përkryer. Në organet e tretjes parandalon zhvillimin e baktereve të kalbjes dhe përmirëson tretjen e ushqimit me stimulimin e mukozës së zorrëve. Rrit edhe nivelin e histaminës, e cila paraqet sistemin kryesor të imunitetit të organizmit njerëzor ndaj sëmundjeve reumatike.
 
Besohet se speci, e veçanërisht speci i vogël djegës, është afrodiziak i shkëlqyer sepse zgjon dëshirën dhe pasionin te njerëzit. Bindja bazohet në ndikimin e specit në qarkullimin e rritur te gjakut. Gastronomi francez nga shekulli 17, Antelm Savarin, në librin e tij “Fiziologjia e shijes” ka shkruar se specat “i bëjnë femrat më të ëmbla dhe përkulshme, ndërsa meshkujt të dëshirueshëm”. Përvec efektit afrodiziak, kësaj perime të lashtë shëruese i atribuohet edhe që ka fuqi stimuluese në lëkurën e kokës. Më saktë, pohohet që parandalon shfaqjen e kokës tullace.
 
Ne Itali speci është perime e adhuruar. Deri në atë masë, saqë ekziston “Academia Italiana del Peperoncino”. Spanjollët kanë institutin e vet për spec, ndërsa ne France ekziston shkolla për speca. Spanjollët e kanë sjellë specin në kontinentin evropian nga Amerika Jugore që në shekullin 15. Prej aty është përhapur kudo, ndërsa lulëzim të vërtetë ka perjetuar në Hungari.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime