TIRANE- Krimi në një vit, vret më shumë se sa fati i keq i njeriut në vendin tonë. Atentate të bujshme, ku fatet e shënjestrave duken të mbartura prej një jete. C4-ra dhe kallashnikovi ishin edhe këtë vit, armët vrasëse, që sollën viktima të shumta, ndërsa në 12 prej 14 ngjarjeve që tronditën Shqipërinë, janë ende pa autor dhe motive. Në dy ngjarje, ku u shënuan 9 viktima, policia mundi të hidhte dritë, pasi njëra ndodhi në familje dhe tjetra në një klub nate; në të parën, autori pasi vret katër pjesëtar familjeje i jep fund jetës, ndërsa në rastin e klubit të natës, autori, nuk mundi të largohej më shumë se pak metra.
/Shqiptarja.com









