Speciale/ 2015 viti i reformave
qeveria: Sfida e 2016-ës "Drejtësia"

Speciale/ 2015 viti i reformave<br />qeveria: Sfida e 2016-ës
Viti 2015 mund të konsiderohet viti i reformave të mëdha të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndonëse, shpesh here, edhe vetë kryeministri Edi Rama, I ka cilësuar këto reforma të dhimbshme për shqiptarët , sërish zoti Rama dhe kabineti I tij është shfaqur I vendosur për ti cuar përpara këto reforma. Aksioni për ndërprerjen e energjisë elektrike për abuzuesit në këtë sistem , reformimi I sistemit energjitik ishte një sfidë e shpalosur që prej ardhjes në pushtet të së majtës. Po ashtu aksioni I reformave të qeverisë u folusua në sistemin shëndetësor, në luftën kundër korrupsionit, informalitetit, legalizimet, reforma në dogana.

Muaji shkurt ishte I vështirë për menaxhimin e emergjencave civile. Shira të shumtë mbuluan sipërfaqe të tëra toke në jug dhe jug- perëndim të vendit. Shtabi I posacëm u ngrit për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Ndërkaq zhvillime të forta pati në muajin mars në grupin parlamentar socialist. Pas akuzave publike të Tom Doshit, në drejtim të kreut të kuvendit dhe paralajmërimet e tij për tronditje të themeleve të shtetit, në një mbledhje të posacme grupi I PS vendosi përjashtimin e tij. Por jo vetëm kaq, në akuzat e artikuluara nga Tom Doshi, u përfshi në këtë zhvillime edhe deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku, cili vijon të jetë në burg për të tjera akuza që vijnë nga Belgjika. Frroku dha dorëheqjen nga drejtimi I PKD dhe nga mandate I deputetit. Po në radhët e maxhorancës, deputeti Arben Ndoka jep dorëheqjen nga mandate I tij për zbardhjen e së vërtetës pas akuzave të ngritura nga opzita. Po ashtu një tjetër deputet I qarkut të lezhës Armand Prenga, u ndalua nga policia pas një konflikti në Kurbin, ndërsa tashmë është në masën e sigurisë arrest shtëpie.Ndërkaq pas këtyrë lëvizjeve intensive në kampin e majtë , në parlament bën betimin deputeti Eduart Ndocaj, që I përket listës së PS për qarkun e Lezhës ndërkohë mban postin e nënkryetarit të PDK.


Ndërkaq politika në tiranë u fokusua në një tjetër zhvillim, që ishin zgjedhjet lokale. Negociatat mes aleatëve nisën që nga muaji shkurt, kur u fol për zonat e PS dhe aleatëve për 61 bashkitë në vend. Negociatat mes dy aleatëve në qeverisje, PS LSI, por edhe me aleatë të ri si PDIU e FRD vijuan për dy muaj rresht , e kjo situate u përcoll me takime intensive mes kryetarëve të partive të koalicionit.
 

Zyrtarizimi Erion Veliajt, kandidat I bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës, do të bëhej me 16 prill. Ndërkaq negociatat mes aleatëve kishin përfunduar, dhe kur u caktuan bashkitë që do garonin kandidatë të LSI ,dhe të PDIU. Koalicionin para zgjedhor, kryeministri Rama do ta cilësonte si më të madhin për shkak të spektrit të tij , në të cilin u përfshinë parti të së djathtës si PDIU , PDK FRD etj.

Pas një fushate intensive në cdo bashki të vendit, tashmë me ndarjen territoriale vendi ndahet me 61 bashki, e majta I fitoi bindshëm zgjedhjet lokale, duke marrë drejtimin në 46 nga 61 bashki si dhe pothuajse të gjithë këshillat bashkiakë në vend. 


Por pavarësisht këtij rezultati pakënaqësitë u shfaqën në kampin maxhoritar, pasi në bashkitë që LSI garoi, humbi në disa prej tyre. Kjo sipas drjetuesve të kësaj force politike erdhi për shkak të mungesës së bashkëpunimit në bazë ndërmjet PS dhe LSI.


Por pavarëisht fitores të dy kryetarët e partive të kampit qeverisës mblodhen strukturat më të larta drejtuese të partive përkatës e për të analizuar rezulatin e zgjedhjeve.
 
Ndërkaq qeveria e konsideron 2015, një vit të suksesshëm në planin diplomatik, pasi vendin tonë e vizituan drejtues të rëndësishëm të shteteve europiane dhejo vetem , që nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeminsitri serb Aleksandër Vucic, ndërsa Zyrtarë të lartë të SHBA dhe të Bashkimit Europian zbarkuan në Tiranë. 


Kryeministri Edi Rama pati paralajmëruar vjeshtë për drejtësinë e këtë e tha duke iu referuar një reforme të plotë në këtë sistem. Komisioni I posacëm parlamentar kishte nisur prej muajsh takime në tryeza përkatëse me ekspertë dhe grupe interesi për këtë cështje. Palët ishin larg kompromisit , pasi demokratët u shfaqën skeptike në vullnetin e qeverisë për të bërë një reformë që I bën institucionet të pavarura nga ekzekutivit. Ndërsa negociatat për një projekt të përbashkët ishin të vështira. Në fund palët në komision vendosën të dërgojnë në komisionin e Venecias dy drafte të ekspertëve të nivelit të lartë. Drafti I parë ishte ai I shumicës dhe I dyti ai I opozitës.


Ndërkaq amabsadori I shteteteve të bashkuara të amerikësnë Tiranë Donald Lu , u shfaq herë pas herë duke kërkuar me këmbëngulje finalizimin e kësaj reform që do të pastronte sistemin nga korrupsioni. Madje ambasadori foli edhe me emra konkretë. 

Ndërsa reforma në drjetësisë u kthye në kryefjalë të zhvillimeve të brendshme politike , dhe në kohën që kryetari I kuvendit foli për impulse te reja, ministri Nasip Naco dha dorëheqjen. LSI i propozoi kryeministrit Ylli Manjanin për këtë post, I cili u miratua nga shefi I qeverisë


Në dhjetor komisioni I Venecias publikoi draftin me rekomandimet përkatëse, ndërsa palët shfaqën hapur dakortësinë për të ndjekur hap pas hapi rekomandimet e Venecias, përmes të cilave parashikohet një sistem I pavarur I drejtësisë në vend.

Reforma në drjetësi mbyll diskutimin politik për 2015, ndërsa pritet të jetë e para cështje që në 2016 të marrë vëmensjen e palëve politike në vend. Me shtyrjen e afatit të punës së komisionit të posacëm nga kuvendi, palët parashikojnë që këtë reformë ta finalizojnë pranverën e vitit të ardhshëm.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës

'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës