SPECIALE /29 nëntori nga sytë e partizanëve! Veteranët e LANÇ mesazh ballistëve: Pajtohemi me kusht

Në ditën e 29 nëntorit, veteranë e familjarë të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kërkojnë që të rishkruhet historia e kësaj periudhe. Ata shprehen të gatshin t’i lenë ndasitë me Ballin Kombëtar por me një kusht. Dalan Buxheli që rrjedh nga familje dëshmori, tregon historinë e familjes së tij dhe shprehet kritik ndaj qeverisë që sipas tij nuk i ka dhënë vlerësimin e duhur familjeve të dëshmorëve.

Se cila është ana e duhur e historisë së çlirimit të vendit i ka ndarë historianët që pas vitit 1990.

Çdo 29 nëntor sillet në vëmendje lufta antifashiste nacional çlirimtare dhe pikëpyetjet nëse në atë kohë krahas përpalljes me pushtuesit ka pasur edhe një luftë civile. Më e njohura mbetet Lufta e Dukatit e zhvilluar në 30 nëntor 1943. Nga përplasja midis forcave partizane dhe atyre balliste mbetën të vrarë 14 partizanë dhe 10 ballistë, por organizata e dëshmorëve refuzon të konsiderohet një luftë civile.

“Derisa Ballistët nuk ju përgjigjen thirrjes për tu bashkuar në frontin Antifashist Nacional Çlirimtar dhe të luftonin së bashku të gjithë, por u bashkuan me pushtuesin gjerman. Pra duke qenë bashkuar dhe veshur me uniformë gjermane, plumbi nuk përzgjedh. Ata ishin tamam si gjerman. Faji i tyre është i rëndë pse u bashkuan dhe luftuan me Gjermanët kundra Partizanve. Kjo është e vërteta e pa mohushme”, tha partizani, Dalan Buxheli.

Në datat 1-3 gusht 1943, në fshatin Mukje të Krujës, që ishte nën ndikimin e AbazKupit, u zhvillua një mbledhje e përbashkët midis delegatëve të Këshilli Antifashist Nacional çlirimtar dhe Ballit Kombëtar.

“Aty edhe Ballistët edhe Partizanët u bashkuan që të krijonin frontin e përbashkët në luftë. Ishte koha që kishte kapitulluar Italia Fashiste dhe mbeti pastaj që të bashkoheshin që të përballonin Gjermanët që kishin ardhur për të pushtuar Shqipërinë:

Qëllimi ishte që forcat shqiptare të bashkoheshin rreth një grupimi dhe bashkërisht të luftonin pushtuesin. Dy grupet ranë parimisht dakord me njëri-tjetrin dhe nënshkruan Marrëveshjen e Mukjes, ku kërkohej formimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, luftë kundër pushtuesit dhe krijimin e Shqipërisë Etnike. Por kjo marrëveshje u zhbë.

“Natyrisht që në konferencë Ballistët kërkonin që të krijonin një komunitet ‘Shqipëria e Lirë’. Si mundej që të krijohej një komitet kur ishte krijuar që në Pezënë vitin 1942? Pra ata nuk donin ta njihnin frontin Antifashist Nacional Çlirimtar dhe krijonin që të krijonin komitetin ‘Shqipëria e Lirë’. Ndaj nuk ranë dakord dhe konferenca nuk u realizua dhe nuk u krijua asnjëmarrëveshje”

Përfaqësuesit e dëshmorëve të LANÇ janë të gatshëm të pajtohen sot me ballistët por me një kusht.

“Sot është koha që duhet të bashkohemi. Nuk është koha që të bëjmë ndasia midis luftëtarëve dhe jo luftëtarëve. Sot është koha e pajtimit., Por pajtimi, vëllazërimi është në interes të vendit. Por ama gjithmonë duke njohur realitetin,. Nëse ata vazhdojnë me broçkulla, luftë civile. Nëse vazhdojnë me këto mendime, natyrisht që qëndrimet do të jenë kritikuese, të ashpra ndaj atyre që duan të mohojnë historinë”, tha partizani.

Dalan Buxheli ka humbur vëllain në luftë, Sulo Buxheli, partizani Brigadës së parë sulmuese, që prej vitit 1942.

Ai la shkollën e mesme në Gjirokastër dhe iu bashkua njësive partizane. E nisi aktivitetin me çetën Hajredin Tremishi. Ai ra dëshmor në betejën e Tënësqipit në 20 janar 1944. Ajo ishte ngjarja më e rëndë për familjen Buxheli në atë kohë.

“Ahh...është një moment i dhimbshëm, trishtues. Në atë kohë që u vra ishte koha e operacionit të dimrit 1943-1944 dhe ne, familja ishim të shpërngulur nëpër male. Ishte ajo periudhë që ishin Gjermanët dhe po ti zinin të gjithë do ti pushkatonin. Ishin të larguar. Babai im duke qenë partizan nuk mund ta shpallte mandatin se ishte vrarë. Kështu që e mbajti brenda për një muaj. Qante natën dhe nuk tregonte. Ishte një periudhë që nuk kishte as ushqime, as veshje. Shtëpia ishte e djegur. Mamasë i binte të fiktë nga dhimbja e humbjes së të birit. Nuk kishim as mjek dhe as mundësi për ta kthyer në jetë normale.  Kjo ishte gjendja më e vështirë që kemi kaluar në atë periudhë”, tregoi ai.

29 nëntori për familjen Buxheli më shumë se ditë dhimbje për humbjen e vëllait është një ditë fete dhe reflektimi ndaj historisë. DalanBuxheli këmbëngul që periudha e luftës së dytë botërore në Shqipëri nuk është luftë civile por kundër pushtueseve.

“Për mua dhe familjen time të gjithë ato veteranë dhe luftëtarëështë një ditë feste e pa harruar. Ne u kundërvihemi të gjithë atyre që kërkojnë ta kthejnë atë luftë në luftë civile sepse nuk ka luftë civile kur je i pushtuar. Luftë Civile ka pasur në Spanjë etj. Këtu ishte një luftë çlirimtare. Dhe ata që u bashkuan he ju shërbyen pushtuesit duan të heqin turpin që kanë bërë dhe duan ti shpallin ato si patriotë. Ata bënë lista. Në listë ka qenë dhe gjyshja ime që e spiunuan, e kapën dhe pushkatuan. Gjyshja nuk u pushkatua me plumb, por bajonetë sepse i kërkonin që tu jepte të dhëna se ku ishte baza e partizanëve. Prandaj kjo ditë është historike për veprën e atyre që luftuan dhe sollën lirinë e vendit tonë”, tregoi ai.

Pas vitit 1990 qeveria e djathtë e hoqi datën 29 nëntor nga kalendari I festave zyrtare me pretendimin se kjo është data e çlirimit tëish-Jugosllavisë. Sipas Partisë Demokratike Shqipëria u çlirua më 28 nëntor.

Me ardhjen e së majtës në pushtet në verën e vitit 1997, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit. Por kjo nuk ndryshoi qëndrimin e së djathtës e cila i drejtohet varrezave të dëshmorëve çdo 28 nëntor.

Për sekretarin e organizatës së dëshmorëve 29 nëntori është datë e patjetërsueshme.

“29 nëntori nuk mundet të diskutohet. Është e vetmja datë e çlirimit të Shqipërisë. Si mundet të diskutohet një datë tjetër. Vetë dëshmitarët ishin ato që morën pjesë dhe luftuan deri sa larguan gjermanin fundit. Nuk diskutohet. 29 nëntori është dara e çlirimit të Shqipërisë”, u shpreh partizani.

Megjithatë debati vazhdon të jetë i hapur. Rreth 20 akademikë dhe historian të Akademisë së Shkencave kanë nisur punën për rishkrimin e Historisë së shqiptarëve.

“Historinë e bëjnë fitimtarët. Jo të humburit. Fitimtarët ndërtuan dhe bënë historinë. Të humburit mirë që humbën dhe u bashkuan me pushtuesin duan të ndryshojnë datën e çlirimit dhe ta kthejnë në luftë civile. Është një lajm shumë i mirë që Akademia e Shkencave do ta rishkruajë historinë ashtu siç është. Kemi me mijëra dokumente. Kemi ata që morën pjesë në luftë. Kemi misionarët anglez. Dokumentet janë të shumta që dëshmojnë realitetin dhe rolin e pa mohueshëm të çlirimit të Shqipërisë”, tha Buxheli.

Historia duhet të përmirësojë edhe figurën e Enver Hoxhës sipas Dalan Buxhelit pasi para vitit 1945 pati rol të rëndësishëm për çlirimin e vendit ndërsa pas këtij  viti i renditen edhe gabime.

“Historia me Enver Hoxhën do të vlerësohej për të gjithë periudhën e luftës që e solli në fitore. Natyrisht ka merita të veçanta për reformat që bëri në atë periudhë. Shqipëria ishte 90% analfabete. Pas luftës u rrënua gjithçka. Natyrisht gjatë kësaj periudhe janë bërë dhe gabime. Ndaj historia kur të rishkruhet duhet të rreshtohen edhe ana pozitive edhe ajo negative”, u shpreh Buxheli.

Sot pavarësisht se vendi drejtohet nga një qeveri e majtë, familjet e dëshmorëve nuk kanë marrë vëmendjen e duhur shprehet Dalan Buxheli.

“Është fatkeqësi që nuk vlerësohet ashtu siç duhen dëshmorët e Atdheut. Dëshmorët janë të kombit. Jo të partive politike. Ata e meritojnë vlerësimin që të qëndrojnë në plejadën e historisë së pa vdekshme. Kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë. Jetën. Të gjithë njerëzit duhet të vlerësojnë dhe nderojnë dëshmorët. Duhet të përulemi në gjunjë. Të shkojmë dhe të bëjmë homazhe dhe të ju përulemi në gjunjë pasi dhanë jetën. Nga gjaku i tyre gëzojmë lirinë që kemi. ”, tregoi ai.

Nga të dhënat që ju keni sa dëshmorë kanë rënë në luftë?

Dëshmorë në luftë janë më shumë se 50 mijë. Po ti marrësh nga të gjithë periudhat dhe të gjitha kryengritjet që janë bërë janë me mijëra e mijëra të rënë. Jehona e tyre ka ardhur me këngët. Ndërsa gjatë luftës Antifashiste Çlirimtare janë mbi 28 mijë. Nga këta ka që nuk janë ligjëruar pasi ka qenë një ligj që të gjithë ata që u vranë dhe masakruan janë në proces për tu rishpallur dëshmor.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 30/11/2021 08:15

    Per komunistet te rrojn emisaret angleze qe fale rraporteve te ty tyre u vendos qe shqiperia te kalonte ne kampin komunist. Partizanet u ben pengese qe ushtria gjermane te terhiqej dhjete dite me vonese nga tirana. Per cfare çlirimi flasin keto. Pra gjermanet iken se u erdhu urdheri nga berlini per terheqje. Imagjino partizanet kundra nje ushtrie gjermane dhe fituan partizanet. Data jo e clirimit por largimit te ushtarit te fundit gjerman eshte 28 nentore 1944. Debati se kur eshte data e clirimit eshte i kote. Vitet e para pas 1944 si dite çlirimi eshte festuar 28 nentori. Kjo eshte lehtesisht e verifikueshme si ne dokumenta, pamje filmike dhe deshmitar. 29 nentori eshte dita themelimit te konfederates jugosllave.

    Përgjigju
  • Iris: 30/11/2021 02:15

    Te dy palet bene gabime.Komunistet moren anen e jugosllaveve,sapo Balli kerkoi Shqiperi etnike,qe le te rrime shtrember e te flasim drejt,ishte nje utopi e parealizueshme.Besoj se ju kujtohet kur Kosova ne 90'shpalli pavaresine,vetem Shqiperia e njohu,u desh nderhyrja e U.S.A.dhe NATOS,vite me vone dhe bekimi i superfuqive perendimore qe Kosova te fitonte pavaresine e vertete.Pavaresisht se Tito,italianet,gjermanet i perdoren te drejtat e vetvendosjes dhe minoritetet e popujve ballkanike per te arritur interesat e tyre,gjithecka doli e genjeshter,ne fund asnje premtim nuk u mbajt.Vendimi i Ballit per t'iu bashkuar gjermaneve,dhe jo te dilte e te luftonte kunder tyre,si force e pavarur,shenoi dhe te tatepjeten , njollosjen dhe fundin e tij te turpshem.LANC nuk ishte lufte civile,por pati elemente te saj.U vrane,u ekzekutuan njerez shpesh te pafajshem gjate luftes,pa gjyqe,ose me akuza te tepruara,ose pa baza,edhe kur u bene gjyqe gjate luftes,njerezit qe gjykonin,jo te gjithe kishin kapacitetin per kete gje.Kishte raste qe gjyqet partizane te kujtonin ato te zhvilluara ne France kur bene revolucionin kunder monarkise,kur kokat e njerezve shkonin nen gijotine edhe kur ishin te pafajshem.Pastaj kur afroi fundi keta elemente te luftes civile u bene me te theksuar dhe me shenjestra me te perzgjedhura.Sic u tha me siper fitimtaret(partizanet)do te merrnin te gjithe pushtetin,dhe nuk kishte vend per humbes, kundeshtare dhe kritike.Po vendosej diktatura e fituesit,e me te fortit.

    Përgjigju
    • Xha Temja: 30/11/2021 10:17

      Iris koment shume i sakte por zoti Dalan qe pretendon qe eshte familje deshmori nuk duhet te beje te tilla deklarata sepse gjaku nuk behet uje.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë