SPECIALE/ 'Dosja 2020'! Diplomacia e Yuri Kim kompleton 'Kushtetuesen' në 2020

Në vitin e 26 të funksionimit të saj Gjykata Kushtetuese në vend, përgjatë 2018 do të dilte jashtë funksionit. Nga nëntë anëtarë në gjykatën më të rëndësishme në vend mbeti vetëm një Vitore Tusha e cila me mandate të përfunduar mori kompetencat e kryetares në detyrë.

Vettingu dhe dorëheqjet e gjyqtarëve sollën situatën e pazakontë në themelet e shtetit juridik shqiptarë. Muajt kalonin dhe opinioni publik, aktorët në vend, politika, diplomacia, mbështetësit e reformës në drejtësi SHBA dhe BE nisën të lëvizin për të gjetur një zgjidhje.

Plotësimi i kësaj gjykate në dy vite u kthye në sfidë.  Nga lutja për të kandiduar juristët më të mirë e deri tek përplasjet mes presidentit, këshillit të emërimeve në drejtësi dhe parlamentit për radhën e emërimeve. Në muajin nëntor të vitit 2019 Elsa Toska do të bëhej gjyqtarja e dytë kushtetuese, pasuar nga Fjona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrlari.

2019 do të mbyll me katër gjyqtarë por pa kuorumin e minimal për të zhvilluar seanca gjyqësore publike. Teksa vendi, drejtësia, gjyqësori u përfshi nga ethet e pandemisë COVID-19 dhe për javë e muaj institucionet mbyllën dyert. Gjithçka dukej e ngrirë dhe plotësimi i gjykatës kushtetuese i pamundur. Shpesh juristët e shihnin të pamundur. Vjeshta e 2020 solli për herë të parë qëndrimin publik të ambasadores së SHBA Yuri Kim. Ajo kërkoi që kjo gjykatë të plotësohej para fundvitit 2020.  Ndërkohë në publik presidenti muaj më parë kish nisur një betejë ligjore duke akuzuar kreun e KED, ish gjyqtarin e lartë Ardian Dvorani.

Hetime të cilat janë në dyert e SPAK dhe ende pa një përgjigje. Për anëtarin e pestë dhe të gjashtë të kushtetueses, nga vakancat e parlamentit dhe presidentit gara vazhdonte paçka se me ritmet e breshkës. Dhjetori ishte muaji final. Ambasadorja Kim foli publikisht edhe me emra me disa statuse ne rrjetet sociale ajo iu drejtua Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Ruçi se kish besim për të plotësuar këtë gjykatë brenda fundvitit.

E pa mbërritur krishtlindjet, kështu ndodhi. Altin Binaj ish-prokuror dhe Përparim Kalo jurist i shquar u dekretuan dhe betuan për të plotësuar kuorumin. Tani pritet për t'u rinisur aty ku u ndal në vitin 2018, me paditë që do të kalojnë në seancë. Ndër dosjet e nxehta janë zgjedhjet lokale të ankimuara nga shoqata e bashkive drejtuar nga Voltana Ademi dhe ligji për teatrin ankimuar nga vetë presidenti Meta.

“Gjykata e mbushur me dosje”
Por një tjetër gjykatë po kaq e rëndësishme e cila plotëson me 1/3 pra tre anëtarë nga 9-të kushtetuese, Gjykata e lartë vazhdon të jetë thuajse në kolaps me mbi 35 mijë dosje. Aktualisht aty janë tre gjyqtarë nga 19, mungojnë 16 gjyqtarë . Në drejtim të saj është caktuar Sokol Sadushi, me dy anëtarët Ilir Panda e Ervin Pupe.  Pyetja publike e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi qershorin e 2020 ndaj Naureda Llagamit kreut të KLGJ se kur do të plotësohet gjykata e lartë, mbeti pa përgjigje! Report Tv u interesua pranë KLGJ për këtë heshtje dhe përgjigja ishte se KLGJ po bën gjithçka, por si një proces kompleks nuk varej vetëm prej tyre. Por për të kualifikuarin e katërt Dariel Sinën, KLGj nuk dha një përgjigje se përse ende nuk emërohet.

“Dosja Vetting
Vettingu nga katër prill 2018 me vendimin e parë ku certifikoi në detyrë Vitore Tushën në vitin e tretë të funksionimit ka kaluar në filtër më pak se gjysmën e 800 gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorëve. Afati i vetting në Kushtetuese është pesë vite dhe kjo është një tjetër sfidë e drejtësisë nëse do e plotësoj apo jo kushtin për të kaluar në filtër të gjithë subjektet.

Rezultatet e Vetting
132 konfirmime gjyqtar, prokuror
115 shkarkime nga detyra gjyqtar, prokuror
47 ndërprerje të procesit të vetting
8 pushime procesi, 18 seanca pa vendim, 2 pezullime për 1 vit
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe kolegji i posaçëm i apelimit i cili përgjatë 2020 u trondit pasi u bë vetë subjekt i një hetimi për shkelje ligjore. Anëtari i KPA-s Luan Daci përfundojnë përball SPAK dhe humbi të drejtën të ushtrojë detyrën si gjyqtar kolegji deri në përfundim të një vendimi të drejtësisë.

Luan Daci kishte falsifikuar dokumentet për të fituar postin e për këtë shkelje ligjore ai u dënua nga gjykata e posaçme me 6 muaj burg.  Ndërsa vendimi më i fortë i KPA-s për 2020 mbetet shkarkimi i ish drejtues së Krimeve të Rënda, prokurores Donika Prela.

“Bilanci i SPAK”
Në një vjetorin e krijimit Prokuroria e Posaçme deklaron se 704 persona janë vënë në hetim nga dhjetori 2019, kur kjo prokurori nisi së funksionuar. Mesazhi i drejtuesit Arben Kraja vazhdon të mbetet në fuqi sipas tij se kush shkel ligjin duhet të ketë frikë. Por SPAK në opinionin publik u vu përballë dënimeve edhe për 500 apo 1000 lekë korrupsion të qytetarëve ndaj policave rrugorë. Ky vit solli marrjen të pandehur të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla si zyrtari më i lartë dhe ish kryebashkiakes së Gjirokastrës znj. Zamira Rami. Proceset për dy ish zyrtarët do të nisin në janar 2020 dhe ata do të përballen me ligjin për akuza nga mosdeklarim parash e shpërdorim detyre. SPAK përgjatë 2020 finalizoi një sërë operacionesh me partnerët përfshi ato të luftës ndaj krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

"Asgjë nuk harrohet‘‘ ishte ndër dosjet më të bujshme të SPAK përgjatë 2020. Pas 15 vitesh kjo prokurori arriti të zbardh atentatin ndaj biznesmenit Vajdin Lame. Sipas hetimeve të SPAK autorë të këtij krimi me minë të telekomanduar ishin grupi i Lulzim Berishës, Plarent Dervisha dhe Emiljano Shullazit.

Dervishaj pritet të ekstradohet nga Dubai për tu përballur me drejtësinë ndërsa, Shullazi ndodhet në qeli dhe Lulzim berisha ende në arrati. Konfiskimet e pasurisë zunë një vend të rëndësishëm përgjatë hetimeve të SPAK. Miliona euro me kërkesë të tyre nga "Toyta Auris“e deri tek pasuri si hotele, resorte, automjete luksoze janë në gjykim për t'i kaluar në favor të shtetit.

Operacioni që përmbylli vitin në SPAK ishte ai i koduar ‘‘atos‘‘ ku një grup drejtuar nga shqiptarët sillnin kokainë nga Amerika Latinë me destinacion Europën. Janë këto pamjet ku SPAK, Prokuroria gjermane, belge dhe shqiptare lokalizuar shqiptarët që bastisnin dhomat e pjekjes së bananeve për të marrë kokainën dhe tregtuar atë. Nga 2018 sasia e sekuestruar arrin në afro 1.3 ton.

Ndërkohë SPAK shpreson që përgjatë 2020 të kompletohet me 2 prokurorë të tjerë që do e çonte numrin në 15, pasi vetëm 13 janë funksional.

BKH ende e paplotë
Më 10 janar 2020 kreu i SPAK Arben Kraja njoftoi publikisht çeljen e garë për drejtuesin e FBI shqiptare. 40 kandidatë ju nënshtruan procesit i cili u finalizuar për herë të parë me makinën e të vërtetës, testin fizik me vrapim e pompa e deri tek llogarit bankare.  Në fund fituese u shpall numri dy i policisë së shtetit Aida Hajnaj e cila nga korrik 2020 drejton institucionin që ende s'është kompletuar me staf. Parashikimet e funksionimit të BKH me agjentët e parë janë për muajin shkurt sipas komisionit vlerësues, ndërsa nga 60 agjentë që duhet të ketë BKH në fazën finale janë kualifikuar 39 prej tyre.

"GJKKO
Gjyqtarët shqiptarë refuzojnë të përballen me krimin dhe korrupsionin duke u bërë pjesë e gjykatës së posaçme. Në një apel drejtuar gjyqtarëve kreu i gjykatës së posaçme Sandër Simoni thotë se togat e zeza duhet të kenë kurajën të përballet me padrejtësitë. E sipas tij ajo që step më shum gjyqtarët të aplikojnë është kontrolli i komunikimeve jo vetëm për ta por e familjarët e tyre. Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit si pjesë e reformës në drejtësi sëbashku me SPAK janë krijuar për të goditur bosët e krimit dhe zyrtarët e korruptuar, por nga 16 gjyqtarë aktualisht në këtë gjykatë mungojnë 7 dhe kanë mbetur 9.

"Politika përball drejtësisë“
Derën e SPAK përgjatë 2020 e kaloi kryebashkiaku Bulqizës Lefter Alla, por pas disa muaj hetime akuza ndaj tij u pushuar. SPAK nuk arriti të provojë nëse Alla në një video të publikuar në media ishte apo jo ai, ishte apo jo duke konsumuar kokainë pasi në analizat e gjakut e të urinës s'u gjetën prova. Ndërkohë ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku pasi qëndroi për afro një vit në arrati vendosi të vetdorëzohej në ambientet e një spitali privat. Nga masa e sigurisë arrest në burg ai fitoi hetimin në arrest shtëpie dhe tani ndodhet në gjykim për falsifikim të formularit të vetdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Nuk mungoi as padia ndaj shtetit, ku ish ministri Ilir Beqaj dërgoi në Strasburg Shqipërinë me një padi.  ReportTv mëson se ndaj shtetit shqiptarë për padinë e depozituar nga Beqaj në prill 2012 në Strasburg janë nisur tre pyetje. Sipas njoftimit të Straburgut vendimi i marrë një ditë më parë kërkon të dijë nga institucionet shqiptare nëse “A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në përputhje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009? A ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës? A dha Gjykata Kushtetuese arsye të mjaftueshme për të gjetur se kërkuesi kishte shkelur kërkesat e nenit 70 / 3 të Kushtetutës?. Pas përgjigjes së këtyre pyetjeve drejtuar shtetit shqiptar, pritet që Strasburg të dalë me një vendim nëse Beqajt i është hequr apo jo padrejtësisht mandati i deputetit fituar në 2009.

Klevis Balliu ish deputeti demorkat vazhdon të jetë përball drejtësisë për tubim të paligjshëm e kundërshtim të policisë, por ndaj tij ende nuk ka një vendim final nga drejtësia.

Për vrasjen e shekullit, atë ndaj ish deputeti demokrat dhe liderit të dhjetorit 90, Azem Hajdari drejtësia shqiptare ka riçelur gjykimin. I vetëm në qeli mbahet Izet Haxhiaj dhe një listë e gjatë dëshmitarësh pritet të përballen me të përgjatë 2021. Mes tyre ai ka kërkuar dhe ish kryeministrin Berisha por gjykata tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet në një moment të dytë.

Në maj 2020 gjykata e apelit tiranë do të linte në fuqi me një vendim të sajin pushimin e akuzës për kreun e opozitës Lulzim Basha. Më herët ishte gjykata e penale e Tiranës që dha këtë vendim, por prokuroria kërkoi që Basha të merrej i pandehur. Kërkesë e cila u rrëzua në apel dhe hetimi për lobimin me para ruse në SHBA u mbyll.

Ministrja Olta Xhacka është e kallëzuar në SPAK nga PD për tenderat e ushqimeve dhe përdorimin e helikopterit të ushtrisë për qëllime elektorale. Xhacka e ka mohuar akuzën dhe nga ana e saj ka bërë kundër padi për shpifje, procese të cilat ende nuk kanë një vendim.

Po ashtu në SPAK ka përfunduar edhe shembja e tetarit dhe një sërë konçesionesh të dhëna nga qeveria shqiptare.

“Vjedhja e votave”
Dosja e famshme 184 për të cilën në Shqipëri pati protesta politike, prokuroria e Dibrës arriti të përfundoj hetimet pas afro 3 vitesh. Nga krimet e renda kjo dosje bëri rrugën Tiranë-Dibër për plotë 4 herë vajtje ardhje deri sa prokurorët aty u bindën që ishte kompetencë e tyre dhe pranuan ta hetojnë. Sipas akuzës së Dibrës në zgjedhjet lokale të 2016 ku do të zëvendësohej Shukri Xhelili me Agim Ramën, ka patur shit-blerje votash por personat përgjegjës s'mund të hetoheshin pasi vepra penale ishte parashkruar.

Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësin administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë. Këta shtetas janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikon të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg. Shpërdorimi detyrës sipas nenit 248 ka një marzh dënimi deri në 7 vite ndërsa kanosja e zgjedhësve nga një vit deri në katër sipas nenit 329 të kodit penal.

Për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes dhe tani i  takon gjykatës të jap vendimin e saj nëse do pranoj këtë hetim apo do e rikthej sërish në Prokurori dosjen 184. PD si kallëzues palë e interesuar e ka ankimuar vendimin dhe kërkon të vihen përballë ligjit të gjithë persona e përgjuar në këtë dosje.

Për ti dhënë fund pretendimeve me kompetencën e krimeve elektorale ndërhyri parlamenti i cili këtë të drejtë ja atribuoji SPAK që do të ketë në monitorim zgjedhjet e 25 prill 2021.

Dekriminalizimi
61 persona mes tyre, politikan, gjyqtar, prokuror dhe administratë publike janë verifikuar në 9 muaj nga njësia e dekriminalizimit në vend. Interesimit të ReprotTv për një bilanc të këtij viti, prokuroria e përgjithshme nëpërmjet njësisë së dekriminalizimit iu përgjigj me shifrat e Janar-Shator 2020. Në total në këtë periudhë sipas prokurorisë janë dorëzuar për verifikim pranë tyre 85 kërkesa, ku numrin më të lartë e mban departamenti administratës publike me 36 kërkesa, 28 inspektoriati i lartë i drejtësisë, 9 këshilli i emërimeve në drejtësi, ndjekur nga SPAK me 4 kërkesa.

Të tjera institucione që kanë kërkuar verifikim nga prokuroria e përgjithshme për efekt dekriminalizimi janë PD me 2 kërkesa, këshilli i lartë gjyqësorë me tre kërkesa, komisioni i zgjedhjeve me një kërkesë e komisioni i vetting me një kërkesë. Ndalur tek dy kërkesa e PD-s që janë për të zbardhur të shkuarën e dy kryebashkiakëve atë të Vau të Dejes Mark Babani dhe të Mallakstrës Qerim Ismaili, prokuroria sqaron se ende ska mbërritur përgjigja e letërporosive dërguar jashtë vëndit.

 “Korrupsioni
Henri Çili biznesmen, gazetar dhe personazh publik përfundoi përball drejtësisë. Ai u vu nën akuzë nga prokuroria e Përmetit por më pas dosja kaloi në SPAK pasi dyshohet se në një aferë korruptive për të liruar nga qelia vëllezërit Aliko në Lazarat të cilët sulmuan policinë për të kundërshtuar operacionin kundër kanabis.

132 mijë euro aferë korruptive do të shpallnin në kërkim për llogari të SPAK ish drejtuesen e lartë Alban Ferraj, ajo ende nuk është kapur ndërsa vartësit e saj pas arrestit me vendim gjykate janë lënë nën masën e hetimit në gjëndje të lirë. Evazioni fiskal dhe dëmi ekonimik në miliona euro për buxhetin e shtetit do të prangoste dhe ish kreun e agjencisë së burimeve natyrore Klodian Gradecin por pas kthimit nga Turqia ku sipas tij kishte shkuar për kurim atij ju hoq burgu. Hetimet për skemën e evazionit me puset e naftës që ndiqen nga prokuroria e Tiranës janë ende të hapura.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka u vu në pranga pasi kundrejt një ryshfeti prej 6 mijë euro sipas SPAK ajo ndikoi në lirimin e një trafikanti, disa herë ajo akuzoi publikisht se po sulmohej vetëm se nuk certifikoi zgjedhjet lokale në Durrës duke mos i dhënë mandatin Valbona Sakos. Por SPAK vec saj ka arrestuar edhe të shoqin e gjyqtares dhe ka proceduar penalisht e 4 persona të tjerë mes tyre edhe një avokat. Prangave të SPAK si shpëtuan as tatimet, ku kreu i tatimeve në Korçë Thomas Tontonozi përfundoi në qeli. Hetimet për të kanë mbaruar dhe dosja është në gjykim.

I dyshuar se kundrejt përfitimeve dekonspironte operacionet e OLF dhe ato me partnerët ndërkombëtarë në dosjet e SPAK përfundoi dhe numri dy i operacionit forca e ligjit. Artan Shkëmbi në shtatorin e këtij viti do të pezullohej nga detyra, ndërsa në një hetim sekret me gjermanët kreu i SPAK, Arben Kraja njoftoi drejtorin e policisë Ardi Veliu se Kraja duhej larguar nga detyra dhe OFL deri në përfundim të hetimeve. Vetë Shkëmbi mohoi akuzat, por gjykata la në fuqi pezullimin e tij.

“Ushtria përball gjykatës”
Drejtësia shqiptare përgjatë 2020 u përball me dy padi Ushtarakësh. Ish komandanti i forcave të armatosura Gjeneral Bardhyl Kollçaku dhe ish vartësi i tij në forcat detare Artur Meçollari paditën nga Presidenti i Republikës, Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes duke kërkuar rikthim në detyrë dhe marrjen e pagave. Sipas tyre lirimi ishte i paligjshëm dhe para përfundimit të mandatit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George Gjergji: 02/01/2021 00:16

    Shtete e vogla nuk bejne dot drejtesi ne sistemin demokratik. Shqiperia e vogel, ashtu si Kosova, duhet t'i dergoje kreret e krimeve 30 -vjecare ne Hage.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare