Speciale, Marina Mbretërore britanike
stërvitje me ushtrinë shqiptare

Speciale, Marina Mbretërore britanike<br />stërvitje me ushtrinë shqiptare
VLORË - Në Pasha Liman vitet duket sikur kane ngecur në një vend. Nëndetësja 105, tërësisht e ndryshkur, e vetmja e mbetur në këmbë në llojin e saj mirëpret ushtarakët në hyrje të bazës detare, ndërtesat e së cilës nuk kanë ndryshuar aspak nga ato të 23 viteve më parë.

Janë mbi 3 mijë anëtërë të marinës mbretërore britanike, të cilët prej 11 gusht janë dislokuar në këtë bazë, për stërvitjen e përbashkët shqiptare britanike Albanian Lion 2013. Disa prej tyre na shoqërojnë në det të hapur për të qëndruar për disa orë në një anijeve më të fuqishme suhtarake të Mbretërisë së bashkuar.

Përpikmërisë së britanikë I qëndron përballë kaosi i organizimit të palës shqiptare, ndoshta për shkak të ndryshimit të pushtetit. Quhet Ilistruous dhe është helikoptermbajtësja e dytë më e madhe e flotës detare të mbretërëshës Elizabethe. Por, më e madhja e ardhur ndonjëherë në vendi tonë. E specializuar për ndërhyrje ushtarake në raste lufte, anija prej më shumë se 20 vjetësh ka ndihmuar edhe në kërkime në rastë tragjediash apo edhe evakuim personash.

Nga anija komandë L15 drejtohet operacionet dhe skemat e ndërhyrjes në sulme të mundshme ushtarake për më shumë se 3 mijë forca, kryesisht marinsa. Në bord ministrja e re e mbrojtjes Mimi Kodheli mbërrin nëpërmjet amfibëve e shoqëruar nga komandanti I forcave të sigurisë se Kosovës, Agim Ceka, por edhe nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë shqiptare. Te gatshëm për të ndërhyrë në cdo zonë ku kërkohet ndihma e tyrë, ekuipazhi i Anijes Mbretërore (Royal Navy) numëron 1 300 persona që jetojnë brenda tij. Në bordin e saj mund të ulen 24 helikopterë njëherësh.

E krijuar në fund të viteve 1970 dhe fillimin e viteve 1980 nga kjo anije lëvizin dhjetra amfidë të pajisur me teknologjinë më të fundit, një pjesë e të cilave janë demonsruar në ujrat shqiptare. Komandanti i përgjithshëm I forcave të armatosura Bujar Nishani në të gjithë fjalimin e tij ka përmenduar bashkëpunimin me ushtritë aleate, për të qenë anëtarë të denjë të Natos.

Robi ka 12 vjet që jeton në këtë anije. Familjen e sheh një hetë në 6 muaj dhe ka kurioz të dijë për Shqipërinë. (Jeni diellorë ju shqiptarët. Një nga popujt më të ngrohtë që kemi takuar. Jemi munduar që gjatë qëndrimit këtu të japim eksperiencën tonë për ushtrinë tuaj, e cila ka ende shumë për të bërë. Stërvitje të tilla janë një ndihmë e mirë, por ne vjen një ditë dhe ikim. Pas kësaj ju takon ju të përdorni sic duhet teknologjinë dhe ndihmën e dhënë nga ushtri si e jona).

Qershia mbi torte, jane ato: femrat. Në ekuipazh numërohen mbi 200, vajza të shkolluara e që mbajnë jo pak pozicione të rëndësishme në luftanije. Disa prej tyre kanë krijuar familje e bëjnë një jetë normale jashtë anijes. Të ftohta por të përpikta, marinaret e anijes mbretërore na kanë shoqëruar në cdo cep të saj, por duke preferuar të qëndrojnë pas kameras. Illustrious do të largohet pas më pak se 10 ditësh nga Shqipëria, për të shkuar drejt një deti tjetër.

Kthimet drejt bregut të Jonit në Pasha Liman janë të bukura për marinsat britanike, sepse u kujtojnë shtëpinë. Një të tillë, thonë se ua solli edhe Shqipëria, e brishta por e bukura.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri duhet të qëndroni larg polemikave...çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri duhet të qëndroni larg polemikave...çfarë thonë yjet për ju sot