SPECIALE/ Me akademik Ali Aliun, të flasësh me gjuhën e Naimit

Që nga rinia e tij e deri në këtë moshë të artë, ai do ta nis me ngazëllim udhëtimin nga Tirana në Prishtinë.

Ka mall, ëndërron të mbërrijë sa më parë që të pijë kafen e mëngjesit me miqtë, të takojë të dashurit e zemrës së tij. Po ah, kufijtë, kjo plagë e vjetër e bëjnë që ende t’i mbushen sytë me lot.

Akademik Ali Aliu, një nga ikonat e kritikës letrare ka studiuar gjithë jetën letërsinë shqipe, duke e trajtuar si një trashëgimi që vjen e krijohet nga një gjuhë e përbashkët dhe në një shtrat të përbashkët historik, pavarësisht tehut ndarës të kufirit mes shqiptarëve.

Këtë herë ka ardhur në Tiranë për Panairin Mbarëkombëtar të Librit akademik, organizuar mes dy akademive të Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës

Mes 50 promovimeve të zhvilluara gjatë tri ditëve të panairit të librit akademik e shkencor akademik Aliu Aliu zgjedh të flas veçanërisht për veprën "Naim Frashëri në librin dhe shtypin botëror" me autor Mehmet Gëzhillin. Ka shumë arsye personale dhe profesionale  për të qëndruar në një bisedë të ngrohtë rreth imazhit rilindës të Naim Frashërit.

Ai do ta quante Naim Frashërin Danten e shqiptarëve.

Për Ali Aliun, Naim Frashëri është edhe shpirti përbashkues mes shqiptarëve nga jugu në veri, nga Kosova në Maqedoninë e veriut e kudo që ata janë,

Për të njëjtat arsye me akademik Aliun Aliun do të qëndrojmë dhe tek Hymni poetik i Naim Frashërit.

Akadmik Ali Aliu, që ka qëmtuar vlerat e letërsisë shqipe në të dyja kahet e kufirit, s’ka si të mos lëndohet me dukuritë e sotme degraduese në letrat shqipe.

Aliu Aliu është anëtar i Akademisë së Kosovës  dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Për kontributet e tij, kjo e fundit e nderoi me “Çmimin e mirënjohjes” në kuadër të Panairit të parë të Librit Akademik dhe Shkencor.

U nderua me motivacionin “Për kontribut të shquar në zhvillimin e kritikës letrare, si studiues i shquar i letërsisë shqiptare dhe në veçanti i kritikës letrare shqipe.”

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion