SPECIALE/ Një fundjavë në Voskopojën e shijeve të vjetra

E duan çdo stinë të sajën, por kurorën e mbretëreshës e vë në dimër.

Kjo është Voskopoja, vendi me histori intriguese, mikpritje të pakufishme dhe surpriza të pafundme do ta përshkruante THE GUARDIAN apo “Parisi i Ballkanit” sipas National Geographic.

Është fundjavë. Koha kur edhe vizitorët janë më të shumtë.

Voskopoja është një ndër fshatrat turistik me infrastrukturë të mirë rrugore dhe me ambiente dhe shërbim cilësor. Mbi 30 bujtina dhe 2 hotele presin kryesisht fundjavave numrin më të lartë të vizitorëve. Vijnë kryesisht nga Shqipëria e mesme dhe veriu për t’u njohur me historikun e kësaj zone.

“Çmimet janë të njëjta me vjet, çmime alternative për dhomat. Gjatë javës i japim më lirë në fundjavë më shtrenjtë. Fluksi i turistëve është i përqendruar në dimër, sidomos kur ka borë. Dhe në verë në korrik kur është shumë nxehtë vijnë njerëzit këtu. Gjatë javës nuk ka fluks, vijnë në fundjavë.”- tregon Antoni Falo, operator turistik.

Voskopoja, dikur një qendër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, plot prosperitet, njohu ritmin e tregtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej. Tregtia me perëndimin dhe lindjen, si një udhëkryq ku takoheshin kulturat e kohës, i dha zhvillim të gjithanshëm qytetit.

Themelimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1330, nga një komunitet vllah, duke u banuar edhe nga shqiptarë, ndërsa Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në një kodër, ishte kisha më e vjetër (sot e rindërtuar mbi rrënojat e kishës së djegur), rreth së cilës u ndërtuan edhe shtëpitë e para. Arkitektura e kishave, mjeshtrat e ikonave dhe afreskeve si David Selenica, vëllezërit Zografi nga Korça, Konstandin Ieromonaku, mjeshtër për ikonostaset është ende kjo pasuri, që i ka rezistuar kohës, luftërave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmitare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme.

Voskopoja në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh. Njëzetë e katër kishat e saj u kthyen në qendra të rëndësishme edukimi liturgjik, të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës Shqipe, të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të dokeve dhe zakoneve.

Në këtë zonë nuk ka një guidë, e cila merret me drejtimin e turistëve por në te shumtat e rasteve janë vet banorët ata të cilët udhëheqin grupet e huaja.

Nëpër Voskopojë mund të udhëtoni me makinë, porse do ta ndjeni veten më mirë sikur vizitën e kishave ta kryeni në këmbë. Do të kini rastin jo vetëm të shijoni historitë e vjetra kishtare, por edhe të shijoni jetën e vërtetë dhe natyrën voskopojare. Kishat e sotme të Voskopojës janë:

Manastiri i Shën Prodhromit
Kisha e Shën Athanasit
Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”

Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael

Kisha e Shën-Kollit, kjo është edhe kisha më e vizitueshme pasi ndodhet në qendër të Voskopojës, njëherësh edhe kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e tipit bazilikal post-bizantin, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Kjo kishë i ka të gjitha: naosi, narteksti, arkada dhe kambaneria. Është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa kambaneria mendohet të jetë ndërtuar më vonë. Rindërtimi i fundit të saj është bërë rreth vitit 1936.

Me bibliotekë, me Akademi, me trotuarë, me kalldrëm, me shumë piktorë të shquar të kohës si David Selenica, Kavalioti, Grigori etj., me traditë të pasur popullore e me zejtari, Voskopoja, tashmë është një kryeqendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore.

“Turistët vijnë këtu për klimën, për bukuritë natyrore për historinë pasi Voskopoja ka qenë qytet i lashtë, por edhe për kulinarinë.”- tregon Antoni Falo, operator turistik.

Voskopoja dallohet për përgatitjen e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë. Të gjitha këto mund të gjenden lehtësisht në dyqanet e artizanëve të Voskopojës.

Një nga mungesat e fshatit turistik është edhe pista e skisë, e cila do të jepte një zhvillim dhe vëmendje më të madhe zonës nga turistët. Ndërsa për periudhën e verës duhet të shtohen aktivitetet argëtuese për të tërhequr më tepër turistët në çdo ditë të javës.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/12/2023 00:41

    Voskopoja eshte ne listen e vendeve qe shpresoj t'i vizitoj nje dite.Ne dokumentar duhej shtuar dhe influenca bullgare dhe pasojat e pushtimit turk ne Voskopoje.

    Përgjigju
  • Eri: 17/12/2023 11:55

    Ato kishat dhe trualli i lashte i fshatit jane ilire-atberore dhe tregojne nje qytetetim antik te antikitetit te vone. Vllahet paten meriten e ruajtjes dhe kultivimit te besimit ortodox duke u ngulitur ne zona te banuara me pare ose me pak banore vendas shqiptare. E njejta gje mund te thuhet per te gjitha ngulimet vllahe. Vllahet dhe rumunet nuk e kane njohurite dhe traditen e punimit te gurit apo ndertimit ne pergjithsi. Pothuajse te gjitha ndertesat e mesjetes te bera me gure ne Rumani jane ndertuar nga shqiptaret.

    Përgjigju
    • Deti: 17/12/2023 17:03

      Eri është si thoni ju.Të Të Të huajtë gjithmonë janë ngulmuar aty ku kanë ekzistuar vendbanime të mëparshme nga iliro-shqiptarët.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?