Speciale/ Një udhëtim ndryshe në Korçë prej vitit 1900, qyteti i kulturës ku luhej kumar e kur një lumë e përshkonte mespërmes

Në rolin e “Plaçkaxhiut” në filmin “Pas gjurmëve” dhe në dhjetëra role të tjera ka marrë pjesë korçari Ylli Trajçe, ose siç i thërrasin ndryshe kolegët dhe miqtë “Profesori”. Aktor dhe operator me kontribute shumë vjeçare në skenë dhe pas saj. Biri i artistit të njohur Dhimitër Trajçe që ngriti nga rruga teatrin e Korçës. Tashmë vjen në një profil tjetër, duke i dhuruar Korçës qytetin e dikurshëm nëpërmjet fotografisë, një qytet për të cilin sot shumica e korçarëve ndjejnë nostalgji.

Duke krahasuar imazhet, një shndrrim total ka ndodhur në këtë qytet juglindor. Të pakta janë sot objektet që kanë ruajtur autencitetin. Profesor Trajçes i lindi ideja e një ekspozite të tillë, nga diskutimet e shumta me korçarë të tjerë. Foto nga kënde të ndryshme të qytetit të cilat janë kryer në periudha të ndryshme, disa prej vitit 1900 e në vazhdim, e tregojnë këtë qytet në shumë dimesione.

E kush e dinte që dikur qyteti më i madh i juglindjes, në mes të tij ka patur një lum. Ky lum u mbush me inertet banesave të rrënuara nga tërmeti i viteve ’60, për të vazhduar më tej tek Kisha e Shën Gjergjit, hija e së cilës vizatuar sot në bulevard dhe kazinoja ku luhej kumar para komunizmit në Shqipëri. 

Të gjitha këto elemente, bashkë me përjetimet personale, i rrëfen aktori i njohur dhe operatori Ylli Trajçe.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu