SPECIALE/ Politikë me Covid-19? Beteja për protagonizëm në pandemi, akuzat e  opozitës se qeveria nuk mori masat e duhura

Opozita premtoi se nuk do të bënte politikë me Covid-19. Por lufta me koronavirus u kthye në një prej përplasjeve më të ashpra mes palëve gjatë vitit 2020. PD e LSI që prej nisjes së pandemisë, akuzuan qeverinë se po i lë njerëzit të vetëm përballë sfidës globale.

“Qindra e mijëra familjarë vuajnë dhe presin me orë të tëra në ambulanca, ndërsa fëmijët e tyre luten dhe përgjërohen për të marrë falas atë që iu premtua se do ta marrin falas para 7 viteve, ndërsa sot po e paguajnë më shtrenjtë se vendet e tjera” tha Basha.

Masat e marra në mars të 2020, u kritikuan nga opozitarët jashtëparlamenti.

“Më vjen keq për Ramën që e shoh çdo ditë është bërë edhe  mjek, edhe mësues, edhe polic, edhe infermier, edhe roje spitali” tha me ironi Kryemadhi në muajt e parë të pandemisë.

“As PD, as opozita, as unë nuk i vëmë faj qeverisë për shpërthimin e pandemisë, por kanë dy përgjegjësi të mëdha, mënyrën sesi kanë menaxhuar situatën, dhe e dyta mos-nxjerrjen e mësimeve për atë që duhet bërë”, tha Basha.

Në qasjen për pandeminë, e vetmja gjë që duket se i bashkoi krerët e opozitës, ishin kritikat ndaj qeverisë Rama. Mesazhet që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i dhanë qytetarëve ishin plotësisht jo në të njëjtën linjë.

“Maska nuk mbahet në rrugë, maska mbahet në momentin që je shumë afër, nuk duhet prekur me dorë”, deklaronte Kryemadhi.

“Unë e kam mbajtur maskën dhe ju kam këshilluar ta mbani”, kundërshtonte Kryemadhin Basha.

Pas daljes së vendit nga karantina, kreu  i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi takimet për tu njohur nga afër me problemet që la pandemia.

Vendimi për të izoluar vendin, për opozitën shkaktoi një krizë të thellë ekonomike. Për këtë arsye, Partia Demokratike propozoi një plan 6 mujor masash që duhet të ndiqeshin nga mazhoranca.

“Plani i rimëkëmbjes, me 5 hapa për tu përballur me krizën. Konsumi ka rënë në pikiatë. Sa i përket shëndetësisë, në vend që të nxirreshin mësime, situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, infermierëve dhe mjekët, të cilët gjenden më të ekspozuar para COVID. Që s’kanë marrë pagesën nga qeveria për mbështetje. Po kështu nuk ka kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me një ringjallje të pandemisë me një valë të dytë.Nisja e shkollave përkon me një tjetër rritje të numrit të të infektuarve. Njerëzit po vuajnë nga pamundësia. Një pjesë e qytetarëve vuajnë për gjera elementare, biznesi po vuan. Problemet sociale shtohen sa shtohen, qeveria nuk ka asnjë përgjigje për këtë situatë. Pas këtij prezantimi të shkurtër të një gjendje që e njihni. Jemi këtu për të prezantuar planin e rimëkëmbjes me 5 hapa. Kjo është përgjigja që ne do i jepnim situatës nëse do të ishim në krye të vendit. Kjo është oferta për qeverinë, që të sigurojë mirëqenien dhe sigurinë e shqiptarëve” sqaroi gjatë një konference më 29 shtator Lulzim Basha.

Takimet në terren i zëvendësoi me konferencat për shtyp, nga ku adresoi akuza të rënda në drejtim të qeverisë, se në kohë pandemie, shpërndante para për tendera korruptivë.

Por teksa Basha paralajmëronte një situatë në përkeqësim me afrimin e vjeshtës, Kryemadhi nisi takimet politike, e në kohën kur shifrat e infektimit rriteshin, simpatizantët e LSI thyen me të dy këmbët rregullat anticovid, pa distancë fizike dhe pa mbajtur maskë, edhe kur kjo e fundit u bë e detyrueshme me ligj.

Kryetarja e LSI u gjobit disa herë për mos-respektimin e këtyre masave.

“Unë jam e bija e Ramazan Kryemadhit. 30 mijë lekëshi i Edi Ramës nuk është asgjë përballë shtëpive të qytetarëve. Më 25 prill do ta gjobisin shqiptarët Edi Ramën, do ia çjerrin maskën", shprehej kryetarja e LSI pasi u gjobit ‘LIVE’ për mosmbajtjen e maskës.

Përplasja më e ashpër mes opozitës dhe mazhorancës erdhi pas një deklarate të Kryedemokratit Lulzim Basha se po manipulohen shifrat e infeksionit në vend. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se shifrat reale të vdekjeve u fshehën.

“Ka ardhur një denoncim i cili është verifikuar sot, dhe keni shifrën e vdekjeve të raportuara zyrtarisht me vdekjet e verifikuara në morg. Janë manipuluar shifrat dhe për këtë disponojmë dhe emrat e viktimave”, tha Basha.

Kjo nxiti edhe reagimin e ashpër të kryeministrit Rama.

“Dhe kur barra mbi shpatullat e mjekëve dhe të infermierëve po prek kufijtë e mbinjerëzores, të dalësh dhe të thuash që shifrat e vdekjeve janë manipuluar nga qeveria do të thotë të kapërcesh çdo kufi të luftës më të çartur për pushtet”, tha Rama.

Edhe Institucioni i Presidencës u përfshi në përplasjet për pandeminë, të cilat shpeshherë u konsideruan politike. Presidenti Meta kritikoi qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura,duke bërë thirrje për rritje të testimeve, mbështetje financiare dhe më shumë transparencë.

“Jam shumë i shqetësuar për rritjen e infektimeve, ndaj rekomandoj marrjen e masave të menjëhershme. Është tepër e domosdoshme të rriten testimet që të mbrohen qytetarët”, tha Meta.

Në sjelljen ndaj pandemisë, Meta vlerësoi opozitën me notën 10.

“Basha ka qenë modeli për mesazhet e përcjella për pandeminë, ka qenë jashtëzakonisht bashkëpunues. Opozita ka qenë gjithmonë 5 hapa para pandemisë, në sjelljen e tyre për pandeminë kanë qenë ekselentë, marrin notën 10”, shprehej Meta.

Dhjetori rezervoi përplasje edhe për buxhetin e alokuar në mbështetje të shëndetësisë dhe pasojave që pandemia ka lënë në ekonomi. Për këtë arsye, Presidenti ktheu Buxhetin e 2021 për rishqyrtim në kuvend.

“Buxheti i 2021 nuk ekziston, është akti i fundit i hajdutërisë për një qeveri në ikje”, tha kryedemokrati.

Përfundimi i luftës së akuzave të opozitës ndaj qeverisë për pandeminë ende duket i largët. Në fokus tashmë është debati për vaksinën. Opozita akuzon se qeveria ka siguruar vonë vaksinën dhe në doza të pamjaftueshme, ndërsa Lulzim Basha ka artikuluar publikisht se po bën përpjekjet e tij që vendet fqinje të na ndihmojnë në përpjekjen për të bërë vaksinimin e popullsisë anti-covid.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian: 02/01/2021 14:18

    Jam shume I mallengjyer qe luli po kerkon vaksina ne gjithe boten p Po sa me e lavdishme dhe ebukur do ishte sikur: “ Vilat e lulit te beheshin qendra vaksinimi per popullin “ Dhe na u mplaken dhe u trasheguan.......

    Përgjigju
  • O tej: 02/01/2021 13:16

    Monika e Basha dy qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë