Shiste kokainë e ekstazi në lokalet e plazhit, arrestohet 18-vjeçari në Golem (EMRI)

Shiste kokainë e ekstazi në lokalet e plazhit, arrestohet 18-vjeçari në Golem (EMRI)

Droga e sekuestruar

DURRËS- Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi shiste në lokalet e plazhit të Golemit drogë të llojit kokainë dhe ekstazi. Bëhet fjalë për Marsel Rusin, banues në Korçë të cilit dje iu gjetën me vete kanabis dhe ekstazi të ndara në doza të gatshme për shitje.

Por sipas policisë së Durrësit, Rusi shiste kokainë, ekstazi, kanabis si dhe tableta të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve nga ana e policisë 18-vjeçarit u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës