Disfata 0-1 kundër Vllaznisë ka plogështuar trajnerin e Partizanit Ilir Daja. Kjo humbje për të kuqtë do të thotë se titulli kampion i këtij sezoni mund të fitohet vetëm në rast të një mrekullie, ndërkohë që para ndeshjes shnaset ishin tepër të mëdha. Disfatën Daja ia atribuon vetëm arbitrit Jorgji, që për të dha një penallti inekzistente. Trajneri i Partizanit shkon më tej, duke deklaruar se arbitri hodhi poshtë mundin e një sezoni, ndërsa shtoi se nuk e di ku e gjen guximin.
Komento