Speciale-Korçë/ Artisti i qeramikës sfidë me teknologjinë, Vasillaq Kolevica që 15 vjeç jeton me pasionin e trashëguar nga babai

Dita ditës, vendin e artit figurativ ashtu si dhe skulptura, po e ze teknologjia në përditshmërinë e njeriut. Por në qytetin e Korcës nuk mungojnë artistet të cilët i jepin jetë këtij arti. Ai quhet Vasillaq Kolevica, një ndër mjeshtrat më në zë të qytetit juglindor. Një artist i veçantë i cili ka mbajtur gjallë prej vitesh traditën e bukur të qeramikës. Ai nuk ka hequr dorë prej artit të tij dhe vijon ta ushtrojë këtë pasion në atelienë e tij në Korcë. Atje çdo vizitor do të befasohej nga një numër i madh punimesh prej balte, me shumëllojshmëri ngjyrash e modelesh. Nga kjo mori punimesh duket se ky artist përcjell ndjesi humane dhe energji pozitive për cdokënd që ka mundësinë ti shohë nga afër. Historia e 60 vjeçarit nga Korca ka tërhequr vëmendjen e të gjithë artdashësve korcarë dhe jo vetëm. Kolevica e ka nisur rrugën e artit që në moshen 15 vjecare. Ai vjen nga një familje e shquar korçare, ku trashëgiminë e artit e ka fituar nga babai i tij piktor. Artisti tregon për Report Tv hapat e para drejt kësaj rruge si dhe vështirësitë e hasura. 

Të flasësh për art do të duheshin orë të tëra, dhe përsëri s’do të mjaftonin. Ne kemi shijuar kënaqësinë e krijimit të një objekti prej balte që në detajet e para të saj. Ashtu si e tregon edhe vetë Kolevica, procesi i krijimit të një vazoje është i shkurtër, por koha që do të duhej për pjekjen e saj zgjat më tepër se 2 ditë. E më tej edhe vendosja e ngjyrave të përshtatshme do kohën e saj. 

Mjeshtri Kolevica punon objekte të ndryshme edhe në materiale natyrore. Krijimtaria e tij numëron një sërë punimesh krahas baltës, edhe në dru e gur. Diçka e veçantë për një artist i cili prej vitesh ushtron profesionin në objektet e baltës, e konsideruar si një risi për pasionin e tij. 

Shëtitja në atelienë e këtij artisti ka zgjatur disa orë, pasi edhe punimet e tij janë të panumërta. Ndërsa e pyesim Kolevicën se cilat janë dy nga këndet më të preferuara të objekteve, ai ka përzgjedhur objektet që përfaqësojnë femrën si edhe këmbanat. Por çka nënkuptojnë këto punime, atë na e tregon vetë ai. 

Artisti korçar ndjen keqardhje për faktin se arti i qeramikës po humbet vlerat dhe po shkon drejt harresës. Nëpërmjet ekranit tonë, ai i bënë thirrje të rinjve që të shikojnë këtë si mundësi pasi vlerat e artizanit nuk humbasin asnjëherë.

Në qytetin e Korcës, Vasillaq Kolevica ka ringjallur nga rrënojat helenistike dhe romake këtë art të vjetër sa dhe vetë njerëzimi duke e sjellë atë në format më magjepsëse të saj. Atelia e tij ngelet një nga pikat më të vizituara në këtë qytet, ku edhe në ditë të zakonshme nuk mungojnë vizitorët. Kolevica është ndër të rrallët artizanë të Shqipërisë ku me pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme është vlerësuar dhe është bërë i njohur për pasionin e veçantë që i jep gjallëri këtij qyteti. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit