Specialistët e Arsmit: Matura
dështoi, duhet të hiqet

Specialistët e Arsmit: Matura<br />dështoi, duhet të hiqet
TIRANË - Matura shtetërore duhet të hiqet. Ajo në këto 8-të vite ka cënuar cilësinë e studentëve që pranohen në universitete”. Kështu mendon një nga ish anëtarët e grupit të ministrisë së Arsimit që u mor me hartimin e maturës shtetërore në vitin 2005, Agim Muça, që në atë kohë ka qenë edhe drejtor i arsimti ët Lartë në MAS. “Fakti se sistemi ndryshon vit për vit, nuk tregon dinamikën e sistemit por tregon pasaktësinë e sistemit.

Maturantët do zgjidhnin 10 preferencat e tyre në të cilat ai do të studiojë. Cili është ai njeri që do të përmendë 10 degë që ai dëshiron? Absolutisht askush. Kjo ka bërë që maturantët të shkruajnë thjesht 10 degë dhe tu dalë një degë që ato as që e kanë menduar ndonjëherë. Koncepti i maturës shtetërore për mendimin tim duhet të rishikohet deri në momentin që edhe mund të hiqet fare", - shprehet Muça, specialist i arsimit.

Ai propozon rikthimin e konkurseve, por ato të organziohen nga vetë universitetet.
"Nëse do kishte një kontroll më korrekt për konkurset, unë do të isha për vendosjen e konkurseve, të cilin duhet ta organizojnë vetë universitetet", - shpjegon më të tej Agim Muça.


Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa