Specialistët e ISHP, fëmijë
obezë që në moshën 9-vjeçare

Specialistët e ISHP, fëmijë<br />obezë që në moshën 9-vjeçare
TIRANE- Kequshqyerja tek fëmijët e shkollave në vendin tonë vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha. Obeziteti apo dhe nënushqyerja, sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, është një nga shqetësimet kryesore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Mënyra e të ushqyerit, jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik dhe dëshira për të qëndruar për orë të tëra përpara kompjuterit ose TV, janë shkaqet kryesore.

"Ka raste të nën ushqyerjes ende si pasojë  e trashëgimisë si pasojë e viteve të kaluara por gjithmonë e më shumë vihet re dhe tendenca moderne të themi e mbi peshës obezitetit. Ashtu si në të gjitha vendet Evropiane edhe në Shqipëri fëmijët po shkojnë drejtë mbipeshës edhe obezitetit" – thotë Daniela Nikaj, specialiste e ISHP.

Fëmijët që kequshqehen thonë specialistët, vuajnë nga patologji të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti, ndërkohë që virozat e stinës i kanë më të vështirë për t'i kapërcyer. Ata i bëjnë thirrje mjekëve të shkollave që në këtë prag të fillimit të vitit shkollor, të startojnë një fushatë sensibilizuese për mënyrën se si duhet të ushqehen nxënësit.

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve