Specialistët: Lythat e trupit
janë ngjitëse, hiqini ato

Specialistët: Lythat e trupit<br />janë ngjitëse, hiqini ato
Specialistët apelojnë që lythat në trup duhet të hiqen pasi ato janë ngjitëse. Lythat shkaktohen nga viruset. Ato dalin në pjesë të ndryshme të trupit por më së shumti ato dalin në gishtat e dorës, kryesisht afër thonjëve, pas pëllëmbës dhe shputave.

Tek fëmijët shfaqen në fytyrë, tek meshkujt nën mjekër, kurse tek femrat nëpër këmbë. Virusi bartet përmes kontaktit direkt apo indirekt. Personat me sistem të dobët imunitar janë më të prirur të preken nga ky infeksion. Lythat nuk janë vetëm problem estetik, por edhe shëndetësor. Mjekët thonë se shumica e lythave, sidomos tek fëmijët, duhet të hiqen.

Molusqet janë infektuese

Molusqet janë një emëritm i lythave. Ngjajnë me flloska të imta ajri. Zakonisht janë në ngjyrë të kuqe dhe kanë një majë të bardhë në mes. Ato krijohen përmes kontaktit direkt me personin e infektuar. Kruajtja e përkeqëson gjëndjen e tyre dhe i shpërndan ato.

Nëse nuk mjekohen ato rriten deri në një centimetër. Ato rrezikojnë të shpërndahen në gjithë trupin në qoftë se nuk i hiqen tek dermatologët. Për të larguar lythat apo molusqet, sipas mjekëve, duhet të përdoret një metodë që nuk ka dhimbje. Kjo metodë është kirethazha. Secili lyth lyhet me një krem, i cili duhet të qëndrojë rreth një orë në lyth.

Më pas ai gryhet deri sa të hiqet. Më e rëndësishmja është që të largohet plotësisht kapaku i bardhë në të cilin gjenden të koncentruar viruset. Ky proçes zgjat shumë pak dhe bëhet pa dhimje. Largimi i lythave me azot të lengshëm llogaritet si i vjetëruar, sepse pas këtij trajtimi ndodh që lythat të ndizen duke mos u hequr.
Lythat nuk zhduken vetvetiu

Lythat shumë rrallë zhduken vetvetiu. Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të presim që ato të zhduken vetë, pasi rrezikojmë që këto lytha të shpërndahen në gjithë trupin. Vetëm tek personat që kanë imunitet të lartë lythat mund të zhduken vetë.

Shputat e këmbëve janë më të prekura nga lythat

Problemin më të madh e shkaktojnë lythat në shputa, sepse virusi, pas shtypjes nga ecja, mund të depërtojë më thellë në lëkurë. Lythat në këmbë mund të zmadhohen më shumë duke marrë formën e një pllake. Ato në fillim duken sikur janë një pjesë e ngjitur e lëkurës me pamje të dendur. Kur arrijnë në një fazë tjetër ato ngjajnë me një mozaik të ngjitur në sipërfaqen e shputave dhe shpesh herë njerëzit i ngatërrojnë ato me kallot.

Dermatologët thonë që duhet të këshillohen me ta për t`i përcaktuar saktë. Ka disa mënyra për t`i larguar lythat. Ato largohen me kirethazhë, radiovalë apo me lazer. Shërimi me azot të lëngshëm nuk është i këshillueshëm pasi lythat shfaqen prapë.

Lythat e vegjël apo ndryshe fibromat janë trashëguese

Lythat e vegjël janë të bardhë dhe të zgjatur në qafë. Ato shfaqen nën sy apo në qëpalla tek personat e rritur. Këto lytha nuk janë të rrezikshme sepse ato nuk shkaktohen nga viruset. Fibromat nuk duhet të largohen në qoftë se nuk ju shqetësojnë sepse nuk ndikojnë në shëndet.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset