Specialist i hidroenergjetikës: Skavica do ndryshojë pavarësinë tonë energjetike! Kryeministri që do e realizojë, do mbetet në historinë e Shqipërisë

Bardhyl Reso

Bardhyl Reso

Bardhyl Reso, një ndër anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në “Dritare TV” këtë herë ka folur për një pjesë tjetër të jetës së tij, atë të profesionit të tij në kohën e komunizmit.

Bardhyl Reso ka qenë specialist i hidroenergjetikës, asistent i profesor Petrit Radovickës në ndërtimin e një sërë hidrocentralesh në kohën e komunizmit. Reso si specialist i hidroenergjetikës shprehet se në ditët e sotme është shumë e rëndësishme ndërtimi i Skavicës, sipas tij ai kryeministër që do të realizojë ndërtimin e Skavicës do të mbetet në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, ndërtimi i Skavicës do të jetë një shembull i burimeve të rinovueshme në Ballkan dhe do të krijojë stabilitet të prodhimit dhe shfrytëzimit të ujërave të lumit Drin.

“Suksesi më i madh që ne do të kemi në fushën e energjetikës është ndërtimin i hidrocentrali të Skavicës. Kinezët në kohën e komunizmit nuk e kishin atë mundësi teknike për të na ndihmuar në ndërtimin e Skavicës dhe nuk e morën përsipër. Në atë kohë kinezët nuk kishin këtë eksperiencë të ndërtimit të digave të këtij lloji. Skavica sot ka dy variante, një me lartësi më të madhe diga dhe një me lartësi më të vogël. Skavica krijon një rezervuar prej 6 miliardë metër kub ujë, që kur të mbushet ai, kaskada e Drinit do të bëhet një burim që do ta ketë prodhimin e energjisë shumë konstant, nuk do varen më nga shirat sepse të gjitha hidrocentralet do të punojnë në atë që quhet rregullim shumëvjeçar i ujërave, i prurjeve. Kaq e rëndësishme është Skavica.

Ky është problem teknik, ekonomik që duhet diskutuar edhe me Maqedoninë e Veriut, duhet diskutuar edhe me projektuesit që punojnë, nëse do ta marri firma turke-amerikane, nuk e di kush do t’i paguajë paratë pasi Skavica është një investim kolosal. Po mbaj mend një fjalë që ka përmendur profesor Radovicka që ai kryeministër që do të realizojë ndërtimin e Skavicës do të mbetet në historinë e Shqipërisë. Edhe e kujtoj gjithmonë këtë frazë. Do të jetë një shembull i burimeve të rinovueshme në Ballkan. Do të krijojë stabilitet të prodhimit dhe shfrytëzimit të ujërave të lumit Drin. Me ndërtimin e Skavicës ndryshon pavarësia jonë energjetike, sepse prodhimi i Drinit do të jetë një prodhim konstant. Për vazhdimin e punimeve të Skavicës shoh që nuk flitet edhe as bisedohet në media, unë çuditem se si probleme kaq të mëdha ekonomike nuk i jepet rëndësi. Për rëndësinë që ka për Skavicën duhet folur pafund.”, tha  Reso./ Dritare.net

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

John

Trishtim për tifozët holandezë, ja si e përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës