Specialistët: Së shpejti makineritë
do të arrijnë inteligjencën njerëzore

Specialistët: Së shpejti makineritë<br />do të arrijnë inteligjencën njerëzore
Pajisjet teknologjike në të ardhmen do të jenë të afta të komunikojnë ashtu si njerëzit. Ekspertët teknologjikë besojnë se deri më 2050-ën, makineritë do të kenë arritur inteligjencën njerëzore.

Kompjuterat tashmë janë duke mësuar nga të dhënat e papërpunuara, në të njëjtën mënyrë ashtu si fëmija mëson nga bota rreth tij. Fei Fei Li, drejtoreshë e laboratorit kompjuterik në Universitetin e Stanfordit në Angli po studion mundësinë e krijimit të syve elektronikë për robotët, në mënyrë që ata të marin sinjale nga ambienti përreth.

Ajo kërkon t'i shtojë robotëve sa më shumë sjellje njerëzore. Për t'u mundësuar robotëve njohjen e imazheve, Li dhe ekipi i saj përdorin programe kompjuterike të formuar nga qeliza artificiale të trurit, të cilat veprojnë në mënyrë të ngjashme me ato të njeriut.
fei fei li
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve