Specialisti i ISHP: Kanceri i gjirit dhe mushkërive më të përhapurit! Në rritje numri i meshkujve që preken nga tumoret

TIRANË- Dita botërore kundër kancerit e gjeti njerëzimin me rritje drastike rastesh, 20 mln të prekur në gjithë botën vetëm për vitin 2022. Sa i takon Shqipërisë, specialisti i ISHP-së, Alban Ylli thotë se në vendin tonë po rritet numri i meshkujve që po preken nga kanceri. Sidomos, meshkujt mbi moshën 60 vjeç, që sipas specialistit po ekspozohen më shumë ndaj faktorëve të riskut, si alkooli dhe duhani.

“Është e rëndësishme që të jemi të ndërgjegjshëm. Bëhet fjalë për një nga sëmundjet më të rëndësishme që kërcënojnë jetën tonë. Është sëmundja e tretë nga pikëpamja e vdekshmërisë. Ka një prirje globale që ajo të rritet, me ndryshimin e moshës mesatare të popullatës dhe ekspozimin ndaj faktorëve të riskut.

Një fakt interesant sipas statistikave që kemi është shpeshtësia e kancerit tek meshkujt. Rreth 25% e kemi më të lartë te meshkujt, nëse do të shkonim tek moshat mbi 60 vjeç ka filluar dhe bëhet 50%. Nuk ka shpjegim tjetër përveçse ekspozimit ndaj faktorëve tek riskut, duhanit dhe alkoolit”, tha mjeku.

Kanceri i gjirit dhe ai i mushkërive janë më të përhapurit në vendin tonë. Ylli thekson se kanceri  prostatës dhe zorrës së trashë janë po ashtu në rritje.

“Dy llojet e kancerave më të përhapur janë kanceri i gjirit dhe kanceri i mushkërive. Kanceri i tretë i rëndësishëm në Shqipëri po bëhet kanceri i zorrës së trashë. Kancer më i shpeshtë është edhe kanceri i lëkurës, kanceri i stomakut, kanceri i mitrës, gjakut, ezofagut. Kanceri i prostatës është një kancer që po shtohet, ashtu si kanceri i zorrës së trashë”, shprehet Ylli.

Mjeku bën thirrje për kontrolle të shpeshta në mënyrë që të konstatimi të bëhet sa më herët, ndërsa thekson se ka raste që mund të parandalohet, por kontrollet e hershme bëjnë të mundur marrjen e masave për kurim. Ai bën thirrje edhe për një jetë të shëndetshme, larg duhanit dhe alkoolit dhe sa më shumë aktivitet fizik.

“Do doja të bëja një thirrje, të ndjekim kontrollin, për disa prej tyre mund të flasim për parandalim, për disa të tjera për zgjatje të jetës. Janë të ndryshëm nga njëri-tjetrit, sjellja e tyre është e ndryshme në organizëm.

Së pari, jeta e shëndetshme. Së dyti diagnoza e hershme, nëpërmjet depistimit ose ndërgjegjësimit dhe ofrimit të shërbimeve më të mira ndaj personave që shkojnë në kujdesin shëndetësor parësor. Jeta e shëndetshme vlen edhe për kancerin, ushqyerjen e shëndetshme, duhan pirja, abuzimi me alkoolin, aktivitet fizik”, tha specialisti Ylli.

Ndalur në shifra, mjeku thotë se humbjet e jetës për shkak të kancerit janë 14-16% e totalit të vdekjeve në vend, ose rreth 3300 vdekje. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!