TIRANE - Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka shkelur ligjin dhe Kodin e Punës teksa ka urdhëruar largimin nga detyra të ish-specialistit të kësaj gjykate Erlis Hereni në 21 qershor të vitit 2013, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.
Prej gati dy vitesh Hereni ka paditur kreun e Gjykatës së Lartë, ndërsa tashmë dy vendime të gjyqësorit, ajo e Shkallës së Parë në Gjykatën Administrative dhe Apeli pranë kësaj gjykate, i kanë dhënë të drejte Specialistit të larguar nga Zaganjori.
A1Report ka mundur të sigurojë një kopje të vendimit të Gjykatës, ku thuhet se: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë dhe detyrimin e Gjykatës së Lartë të dëmshpërblejë në total punëmarrësin palën paditëse, që në këtë rast është juristi Hereni.

“Fitore e Radhes!!! Edhe Shkalla e Dytë e Gjyqesorit, Gjykata Administrative e Apelit, më dha të Drejtë! Ajo "La në Fuqi" vendimin e Gjykates Administrative e cila shprehet se Urdhri 160, date 21 Qershor 2013, i Kryetarit te Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise, eshte i Paligjshem; kesisoji Pala e Paditur - Gjykata e Larte - duhet te me Demshperbleje per demin qe me ka shkaktuar! Te shohim tani, a do beje Gjykata e Larte - Rekurs - kunder ketij vendimi po ne Gjykaten e Larte???”, shkruan Hereni në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Gjykata e Lartë ende nuk ka një reagim për rastin në fjalë apo për arsyen se pse prishi në mënyrë të njëanshme kontratën duke larguar Herenin, por vendimet e gjyqësorit tregojnë se urdhri i Zaganjorit ishte i pabazuar në ligj apo në Kodin e Punës duke e cilësuar atë si shkelje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO