Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Ja kura 45 ditore me bimë medicinale që kuron kolitin dhe pastron zorrën e trashë

Koliti dhe problemet me zorrën e trashë janë ndër sëmundjet më të njohura kohëve të fundit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi shkaktarët që ju çojnë drejt kësaj sëmundje, ku theksoi se rol të madh luan edhe jeta sedentare por edhe ankthi dhe stresi.

Ja shkaktarët që mund të çojnë në kolit sipas specialistit të bimëve medicinale Ylli Merja:

Infeksionet bakteriale që përhapen nga ushqimet ose uji i ndotur,  parazitët në zorrë krijojnë skuqje të  mukozës në zorrë, myku në organizëm, medikamentet e shpeshta farmaceutikë, sistemi nervor dhe imunitar, jeta sedentare, ushqimet e thata, trashëgimia etj " u shpreh ai. 

Ndërsa shpjegoi edhe shenjat kryesore që ju tregojnë se mund të vuani nga koliti apo irritimi i zorrës së trashës:

Këto shenja janë të vazhdueshme mund të bëhen edhe të përditshme. Shenjat janë fecja fillon merr një ngjyrosje me rrema gjaku. Dhimbje barku të menjëhershme ose kronike. Gazra të shtuara me erë të rëndë, kapsllëk ose diarre, mostretje ushqimi, fryrje barku, anemi, humbje oreksi” tha ai.

Përpos shenjave që mund t’i kuptoni edhe vet është e këshillueshme analizimi laboratorik i tyre për të parë agravimin e sëmundjes. Mjeku popullor këshilloi këto analiza laboratorike

Analizat laboratorike

Gjak komplet (Rritje e leukociteve)

Feçe gjak okult (Gjak në feçe)

Parazitët në feçe

Kolonoskopi

 Ndër të tjera theksoi kurimin e kësaj sëmundje përmes bimëve medicinale, e cila sipas tij mund të arrihet në një periudhë kohore 45 ditore.

Rreth një muaj e gjysëm duhet të rigjenerojmë zorrën e trashë dhe zorrën e irrituar. Lëvorja e vidhit është shumë e mirë për t’u përdorur në çaj.Lulja e bishtamithit  është e mrekullueshme pasi ka vitaminë k dhe mbyll plagë, dhe brenda dy ditësh nuk ka më feçe të skuqur. Mund të shtojmë pak druna kuq nëse është kaps, pak rigon nëse kemi diarre. Kjo është kura që duhet të pijë njeriu cdo ditë, tre gota në ditë. Më pas vaji i lules së basanit mund të pihet dy lugë çaji një në mëngjes dhe një në mbrëmje për të rregulluar një cik edhe enzimat që unë përmenda më parë. Pas buke mund të përdori propolisin me rigon.

Sipas specialistit Ylli Merja, nëse kura zbatohet me përpikmëri për të paktën një muaj e gjysmë, do të kurojë plotësisht kolitin.

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i semurë ka vecoritë e tij, ndaj duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm