Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ju njoh me ‘tre mjekët më të mrekullueshëm në botë’ dhe kurat e tyre ‘magjike’, ja cilët janë

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ specialisti Ylli Merja foli për ‘tre mjekët më të mirë në botë’ siç janë dielli, ajri dhe uji.

Rrezet e diellit janë provuar shkencërisht që janë shumë të nevojshme për një shëndet të mirë. Sipas mjekut popullor Ylli Merja dielli sjell një sërë benefitesh në organizëm.

Rrezet e diellit jane shume te domosdoshme per te marre vitaminen D. Eshte e keshillueshme 15 minuta çdo ditë ekspozim në diell për të marrë sasi të mjaftueshme të vitamines D. Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave dhe është e nevojshme për formimin e indit kockor të ri” u shpreh ai.

Ndërsa numëroi edhe plotë benefite të tjera që vijnë nga rrezet e diellit:

-Reduktimi i stresit dhe permiresimi i gjumit

Trupi jonë ka nevojë për rreze dielli për të rregulluar më mirë ritmin cirkadian që rregullon orët e gjumit dhe zgjimit. Kur është errësirë fillon të rritet prodhimi i hormonit të gjumit Melatonina.

Dielli ndihmon në rregullimin natyral të niveleve të këtij hormoni, melatoninës, e cila ndihmon në një gjumë të qetë.

Ndikimi i diellit në forcimin e sistemit imunitar

Duke ndihmuar në rritjen e vitaminës D, kështu dielli ndikon dhe në forcimin e sistemit imunitar. Pasi vitamina D ka një rol të rëndësishëm.

Lufton depresionin

Drita e diellit ndihmon ne nivelet e hormoneve ne tru si, serotonina dhe melatonina. Nese ekspozohemi ne diell ajo ndikon ne rritjen e hormoneve qe permiresojne humorin si serotonina, qe quhet ndryshe dhe hormoni I lumturise.

Shëndeti i syrit

Sasi te konsiderueshme te diellit ne femijeri jane te rendesishme per nje shendet optimal te syrit.

Shëndeti i lekures

Dielli është i shëndetshëm për shumë sëmundje të lëkurës pasi ndihmon në lehtësimin e simptomave të tyre si aknet, psoriasis dhe ekzema. Në individët me psoriasis dielli ndihmon në reduktimin e njollave në lëkurë.Megjithese drita e diellit ka shume efekte pozitive eshte e rendesishme qe ajo te merret me limitet e duhura dhe të mos ekspozohemi në oraret e ndaluara, sidomos në periudhën e verës” këshilloi ndër të tjera mjeku popullor Ylli Merja.

‘ Mjeku i dytë’ më i mirë në botë sipas tij është uji:

“Uji përbën pjesën më të madhe të trupit përkatësisht  rreth 70 %  të trupit të njeriut të shëndoshë në moshat e rritura, 75% ujë tek femijet, dhe 55% ujë tek të moshuarit.Sasia e ujit e larguar përmes urinimit, defekimit dhe djeresitjes duhet të rifitohet përmes produkteve  dhe pijeve të shëndetshme qe duhet të konsumojmë” tha ai.

Ndërsa tregoi benefitet që marrin nga uji dhe konsumimi i tij:

Dhimbje koke

 Ndonjëherë  trupi humbet ujë më shpejt sesa një person mund të rivendosë ekuilibrin. Gjatë këtyre periudhave, trupi mund të dehidratohet. Kjo mund të çojë në komplikime, duke përfshirë dhimbje koke nga dehidratimi.

 Kur trupi është i dehidratuar, truri mund të tkurret përkohësisht nga humbja e lëngjeve. Kjo bën që truri të tërhiqet nga kafka, duke shkaktuar dhimbje dhe duke rezultuar në një dhimbje koke Pasi të hidratohet, truri kthehet në gjendjen e tij të zakonshme, duke lehtësuar dhimbjen e kokës.

Lëkura

Me konsumimin e ujit kuptohet se individët kërkojnë të kenë një pamje më të hidratuar të lëkurës sipërfaqësore, ose të minimizojnë aknet ose gjendje të tjera të lëkurës. Lëkura, megjithatë, është e rëndësishme në ruajtjen e niveleve të ujit të trupit dhe parandalimin e humbjes së ujit në mjedis.

Specialisti Ylli Merja tregoi edhe sasinë e duhur të ujit që duhet të pijë çdo individë sipas moshës

Mosha        Marrja adekuate ditore

1-3             4 gota, ose 600 ml

4-8              5 gota, ose750 ml

9-13 7-8 gota, ose  1100 ml

14-18          8-11 gota, ose1100-1500ml

Meshkuj >19        13 gota, ose 1800 ml

femra, >19             9 gota, ose 2000 ml

shtatzane              10 gota, ose 2200 ml

Nena me bebin ne gjidhenie     13 gota, ose 2400 ml

Ndërsa mjeku i tretë më i mirë për të, është ajri, cilësia e të cilit ndikon drejtpërdrejtë në organizmin tonë. Prandaj këshillohet që shpeshherë të kryejmë ecje në natyrë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!