Specialisti Ylli Merja në Report TV: Konsiderohen ilaç për çdo sëmundje, ja farat ‘magjike’ që nuk duhet t’i ndani nga dieta ushqimore

Jemi në periudhën kur korren dy fara tepër të rëndësishme, të cilat kanë benefite të mëdha në organizëm sipas specialistit Ylli Merja. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai foli për vlerat dhe përdorimin e farave të zeza dhe farave të lirit.

Farat në vetvete kanë fibra na japin një shkallë ngopje në organizëm. Minimalja që duhet të përdorni është një lugë kafe në mëngjes esëll. Afërsisht brenda 3-4 ditëve organizmi fillon një farë rigjenerimi, ikën sindromi i lodhjes së vazhdueshme, këputja trupore, shoqërohet me një rigjenerim të qelizave” tha ai.

Farat e zeza kanë një shumëllojshmëri benefitesh në organizëm sipas dr. Ylli Merjes, ku ndër më kryesoret janë ulja e kolesterolit në gjak ,  rritja e resiztenës në organizëm si dhe ulja e nivelit të sheqerit në gjak. Ndër të tjera ai përmend dhe këto benefite:

"Shton fibrinën, ndërton qeliza të shëndetshme nervore, shton spermatozoidet,  mban lëkurën të shëndetshme, përmirëson punën e mëlçisë, tëmthit, përmirëson punën e shpretkës" tha ai.

Ndërsa farat e lirit kanë benefite shumë të mira sidomos tek gjinia femërore në balancimin e hormoneve dhe uljen e kolesterolit në gjak. Gjithashtu kanë një numër të madh fibrash dhe mikroelementesh si bakër, magnez, fosfor etj.

Mjeku popullor Ylli Merja sygjeroi në emisionin “ Rreze Dielli” një sërë recetash që mund t’I realizoni në kushte shtëpie, duke përdorur farat e zeza ose farat e lirit për aknet, kapsëllukun, këputjen trupore etj.

Maskë për aknet:

-1 lugë supe fara liri të grira

-1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë supe kos

- 4-5 pika ekstrakt liri

-Vendoset maska mbi fytyrë, lihet 20-25 minuta

-Masazh me feta limoni, lëreni 5-10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë

Përzierje për kapsllëkun :

-Ujë 250 ml

-1 lugë çaji fara liri

-1 lugë çaji fara chia

-Përzieni dhe lëreni 10 minuta, konsumohet 10 minuta para buke

Maskë floku keratinë:

-50 ml ujë të nxehtë

-1 lugë supe fara liri

-1 lugë çaji fara chia

-Lëreni 10-12 minuta dhe më pas kullojeni

-Tek xheli shtojmë 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë kafe maskë floku ose 6-7 pika esencë sherebeli ose rozmarinë. Vendoset në kokë, mbështillni flokët për 20-25 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun.

-Lyejeni pas tharjes flokun me vaj kokosi ose maskë floku

Lodhje dhe këputje trupore:

-1 lugë çaji mjaltë

-1 lugë çaji vaj nga fara e zezë

-1 gotë ujë ( pihet para buke)

Për dobësinë seksuale:

-100 gr arra të grira

-100 gr fara të zeza të grira

-Macha 2 lugë supe

-Mjaltë sa të mbushet vazo 650 ml

-Hahet 1 lugë gjelle çdo mëngjes

Për tiroidet:

-100 ml vaj nga fara e zezë

esencë kanelle 3 CC

esencë livando 3 CC

esencë finoku 3 CC

Pini 2x1 lugë kafe në ditë para buke

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur