Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Pse shkaktohet psoriaza dhe ja si mund ta kuroni njëherë e përgjithmonë me bimë medicinale

Në rubrikën ‘ Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” gjatë kësaj jave mjeku popullor Ylli Merja foli për sëmundjen e psoriazës, një sëmundje kronike e lëkurës e cila shkakton probleme të rënda nëse nuk kurohet siç duhet.

Psoriaza është në sëmundje kronike, e cila shfaqet me tharjen e lëkurës. me plasaritjen e saj  dhe herë pas here nxjerr luspat si pustule me ngjyrë të bardhë deri në ngjyrë argjendi. Në vatrën ku ndodhet kjo pjesa e inflamuar me psoriazën shumimi I qelizave mund të bëhet për 3-4 ditë. Kjo rritet dhe krijon një relievë në sipërfaqen e lëkurës. Ajo shfaqet në pjesën e brendshme, në pjesën e kokës, tek thonjtë. Kemi të bëjmë me disa lloje të saj por që kanë një emërues të përbashkët, shtimin me shpejtësi të qelizave të lëkurës ’’ tha ai.

Sipas specialistit të bimëve këto janë faktorët kryesorë që ndikojnë në krijimin e kësaj sëmundje kronike tek shumë persona:

Trashëgimia gjenetike, infeksionet në kyçe, grykë, lëkurë, Çrregullimet nga i ftohti si dhe duhanpirja, stresi, alkooli.

Psoriaza ka disa simptoma të cilat mund t’i dalloni lehtësisht në lëkurë sipas mjekut popollur Ylli Merja:

“Njolla të kuqe me luspa të shumta, tharje lëkure dhe plasaritje, kruarje në bërryla, kyçe, trup, uspa në skalpin e kokës dhe në trup, thonj të nxirë me gropa, të çara, të copëtuara, dhimbje kyçesh”

Përpos faktorëve gjenetikë ka dhe disa faktorëve të tjerë që ndikojnë në krijimin e psoriazës sipas mjekut popullor Ylli Merja:

Infeksionet në laring nga streptokoku, moti i ftohtë dhe me lagështi, rritja e treguesve të reumatizmës, përdorimi i duhanit, Çrregullimet e ankthit dhe stresit, përdorimi i alkoolit dhe medikamenteve, infeksionet në lëkurë nga prekjet, tatuazhet, etj.

Psoriaza mund të shfaqet në disa pjesë të trupit. Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi këto trajtime sipas vendodhjes së saj në trupin e personit që është diagnostikuar më këtë sëmundje:

Trajtimi i psoriazës në lëkurën e ashpërsuar

- Në 500 ml qumësht shtojmë 2 gota ujë, 1 lugë miell thekre, 1 lugë tërshërë, 1 dorë fshikokarth, 1 dorë shelg dhe 1 dorë lëvore vidhi. E lemë të ziejë për 3 minuta. E lemë të ftohet dhe e kullojmë.

- Me këtë përbërje lagim 2 herë në ditë pjesët e lëkurave të ashpërsuara.  E lemë të përthithet nga lëkura dhe më pas vendosim kremin e psoriazës.

Trajtimi i psoriazës në kokë

- Në 2 litra ujë zieni për dy minuta ½ pako çaj për flokun. Shtojmë dhe 1 dorë lëvore shelgu dhe 5 lugë çaj myku. Kullojeni çajin pasi të ftohet.

- Lajeni kokën me çajin dy herë në ditë. Pasi thahet vendosim në darkë krem psoriasis ndërsa në mëngjes vaj kokosi.

Trajtimi i thonjve

- Pikoni 2 herë në ditë në thonj Propolis me rigon. Pas tre minutave vendosni në thonj kremin e psoriazës.

Trajtimi i psoriazës në trup

- Në 2 litra ujë ziejmë për dy minuta 4 lugë çaj myku. Shtojmë të ziejë në të dhe një dorë shelg, një dorë lëvore vidhi dhe dorë fshikokarth.

- Shpëlani trupin me këtë çaj 1 herë në ditë. Pasi thahet vendosni kremin e psoriasit.

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi