Specialisti Ylli Merja në Report TV: Zorra e trashë ‘truri i dytë’, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve nervore, ja si ta kuroni me bimë medicinale

Në emisionin e kësaj të hëne në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’’ në ‘’Rreze Dielli’’, mjeku popullor Ylli Merja foli për shkaktarët  që na cojnë në sëmundje nervore. Sipas tij ndër kryesorët që mund të renditen janë , lodhja nga mosorganizmi i mirë i punës, lodhja nga mbingarkesa në punë dhe situatat e rënda.

Ai u shpreh se këto janë format që mund të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të shëndetit mendor:

- Analiza e hollësishme e veprimtarisë ditore për të përcaktuar drejtimin e këshillimit

-Këshillime si të menaxhojë problemet dhe shërbimet ndihmëse

-Ndërhyrjet me takt për të menaxhuar krizën

-Psikoterapia për rritjen e shëndetit mendor

-Koordinimi dhe monitorimi i kujdesshëm për rehabilitimin e shëndetit mendor

Ndërsa shpjegoi se zorra e trashë, është ‘ truri I dytë’ i organizmit të njeriut. Pasi mosfunksionimi i duhur i tij çon në shumë problematika të tjera që lidhen me shëndetin mendor:

Infeksionet apo parazitët në zorrën e trashë nuk lejojnë furnizimin me elementet e duhur në tru. Ne duhet të heqim njëherë parazitët në zorrë, më e fuqishme është hudhra, hashurja, vaji i kungullit. Është e rëndësishme të mbajmë në nivele të mira, bakteret e mira në organizëm. Këtë mund ta bëjmë duke përdorur mendërz, rigon në gjellë, caj me lëvoredh e vidhit, lulebasami, bishtamithi” tha ai.

Trajtimet bimore që sygjeron mjeku popullor Ylli Merja që ndihmojnë në këto problematika:

-Çajrat bimorë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.( Boronica, murrizi, vjeshtulla e bardhë, molla e egër, kulumbria, shega e egër)

 -Çajrat që harmonizojnë nxitjen dhe frenimin( milca, borziloku, dafina, bari i maces ( nepeta cataria)

- Bimë që rifraskojnë trurin: shega e egër, shafrani, kungulli, liri, arra,

Rol të rëndësishëm në problemet e shëndetit mendor luan edhe mënyra e ushqyerjes, për këtë arsye specialisti Ylli Merja këshilloi këto ushqime të cilat duhet të konsumohen patjetër:

'Peshku salmon dhe ushqimet e fermentuara,  frutat (arroret) dhe perimet e gjelbërta, qiqrat, kanella, vaji i ullirit, çaji i gjelbër'

Ndërsa sygjeroi edhe një çaj ushqyes për trurin që mund ta përgatisni në kushte shtëpie:

'Në një gotë qumësht ziejmë dy minuta një lugë gjelle boronicë, një copë kanellë dhe një lugë livando ose bar blete .Kullojeni pasi ftohet dhe e hedhim në gotë dhe një lugë çaji mjaltë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë