TIRANE - Mungesa e trupave mjekësorë në spitalet publike duket se me ne fund ka gjetur zgjidhje. Nga dita e sotme të gjithë fituesit e specializantëve në mjekësi kanë nënshkruar marrveshje me Ministrinë e Shëndetësisë me një afat kohor tre vjeçar.
Por fituesit specializantë me kontratë kanë disa kushte të cilat nuk duhet t’i shkelin. Kështu nëse një mjek specializant prish kontratën e punës gjobitet me 2 milion lekë dhe për pesë vjet nuk do të punësohet në asnjë institucion shëndetësor publik.
"Tashmë, janë persona që përfitojnë nga kuotat e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe studentë të tjerë që zgjedhin kuota të lira dhe të financojnë vetë studimet pas universitare. Ndërkohë, për ata që janë me kontratë, siç edhe mund ta keni parë dhe mund ta shihni, po zhvillohet edhe proçesi i lidhjes së kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, është një kontratë, drafti i së cilës është bërë publik për aspirantët prej disa javësh. Ajo çfarë kemi sanksionuar në draftin e kontratës dhe ata që e pranojnë të marrin përsipër, është që: për tre vjet, do vazhdojnë të punojnë në vendin e punës për të cilin kanë lidhur kontratën; nëse e shkelin këtë (kohëzgjatje të kontratës) 3-vjetësh, kanë një detyrim financiar prej 2 milion lekë (të reja), dhe, e kanë të pamundur në 5 vitet që nga ai moment, të fillojnë punë në një institucion shëndetësor publik." tha Beqaj
Procesi i specializimeve në mjekësi nisi pas tre vitesh i bllokuar. Këtë vit janë 734 aplikantë, ku fitues në total do të jenë rreth 380 specializantë, shperndarja e të cilëve do të behet në spitalet publike sipas kontratës por edhe profileve të zgjedhura nga vetë aplikuesit. Ministri i Shëndëtësisë Ilir Beqaj deklaroi se specializimet në mjekësi do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
PDF - Kontrata për specializantët">