Specializimet e mjekësisë në
tetor, propozohen 315 kuota

Specializimet e mjekësisë në<br />tetor, propozohen 315 kuota
TIRANE -Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit janë duke përpunuar draftin përfundimtar sa i përket specializimeve të mjekësisë të cilat pritet të nisin në muajin tetor. Do të jetë një vendim i Këshillit të Ministrave i cili do të përcaktojë kuotat dhe tarifat e studimit, ndërkohë që studentët të cilët kanë përfunduar mjekësi do t’i nënshtrohen testimit.

ipas të dhënave zyrtare, rezulton se janë 1500 studentë të cilët presin të k onkurrojnë në degë të ndryshme të mjekësisë, të cilat janë qënë të bllokuar prej 3 vitesh.
 
Por, këtë herë Ministria e Shëndetësisë do të hapë specializimet në ato drejtime ku ka edhe nevojat, që në të gjithë vendin shkojnë me qindra. “Praktikisht ne kemi të identifikuar mungesën e 300 mjekëve në specialitete të ndryshme jashtë Tiranës.

Ajo që kemi parashikuar këtë vit janë kuotat e hapura, kuotat e mbyllura por edhe kuotat për studentët e trojeve, me rreth 315 pranime. Ajo që mund të them është se kuotat janë hartuar duke parë mundësitë që kanë shërbimet tona universitare për të pranuar specializantë”ka pohuar Beqaj.
 
Ndërkohë të dhënat tregojnë se në zonat e thella të vendit ka mungesa në mjekë, të cilët edhe pse mbarojnë specializimet nuk kthehen më në qytetet nga vijnë. Këtë herë duket se do të ketë një shpërndarje të re të të specializuarve për të plotësuar vendet bosh në spitalet e rretheve. Mungesat ndjehen më shumë për kirurge, të cilët në pjesën me të madhe nisin punë në QSUT ose privat.

Sa i përket mënyrës së pranimit të specializantëve është menduar që testimi i njohurive të tyre të kryhet online nga qendra Kombëtare e Provimeve ashtu sikurse zhvillohen Provimet e Shtetit dhe më pas të ketë një tjetër fazë atë të intervistës. Detajet e para për nisjen e specializimeve të mjekësisë, Ministri i Shëndetësisë i beri publike gjatë takimit me ekipet që dhanë ndihmën mjekësore për dhjetëra njerëz në shesh gjatë vizitës së Papa Françeskut.

Sipas kreut të Shëndetësisë, përgatitjet për gatishmërinë shëndetësore filluan që në korrik të këtij viti,dhe vetëm gjatë ditës së diel u përballuan mbi 170 raste të urgjencave mjekësore.

Sipas Beqajt, çelja e shërbimit Kombëtar të urgjencës gjatë vitit të ardhshëm do të jetë ai institucion që në të ardhmen do të përballoje të tilla ngjarje të rëndësishme, ku grumbullimet qytetarë i kalojnë 100-150 mijë persona.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024