Specializimet te Mjekësia, Rakacolli:
Brenda 24 orëve japim zgjidhje

Specializimet te Mjekësia, Rakacolli:<br />Brenda 24 orëve japim zgjidhje
TIRANË - Rikthimi i specializimeve te Mjekësia ka bërë që mbi 3000 aplikantë të paraqiten në sekretarin e fakultetit për të konkurruar. Dokumentat që duhet të paraqesin aplikantët për regjistrim janë lista e notave , dëshmi penaliteti dhe mbrojtja e gjuhës së huaj.

Në orët e para të ditës së martë kandidatët kanë nënshkruar një peticion pasi pretendojnë se nuk janë njoftuar më parë për nivelin mbi B2 të gjuhës angleze që duhet të kenë të mbrojtur.

“Kriteri tjetër është gjuha e huaj, normalisht deri para 4 vjetësh kur kemi konkurruar ka qenë thjesht një dëshmi nga Gjuhët e Huaja, të fakultetit. Aktualisht kanë nxjerrë një rregull që duhet një nivel mbi C1 dhe mendoj që ne nuk jemi për doktoraturë, jemi thjesht nga një mjek i thjesht, patolog.”- shprehet një kandidat.

“Problemi qëndron tek mospranimi me një kriter që është gjuha e huaj e mbrojtur në shtet, tani këtu ka një diskordancë ku shteti nuk njeh shtetin, ne nuk është se po vazhdojmë të konkurrojmë për gjuhë të huaj, ne po konkurrojmë për një kualifikim të mëtejshëm mjekësor.”-thotë një kandidat tjetër.
 
A1 Report ka kontaktuar me Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë Mira Rakacolli e cila është shprehur se po merren të gjitha masat që të ketë një zgjidhje të këtij problemi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Edhe pse ligji parashikon që niveli i anglishtes duhet të jetë mbi nivelin B2 për mbrojtjen e diplomave të Master Shkencorë nga senati i Universiteteve është marrë një vendim që për tu ardhur në ndihmë studentëve të mbronin diplomën edhe me nivelin B2. Kjo edhe pse i ka ndihmuar studentët në fillim duket se ka sjell konfuzion tani që për specializimet kërkohet që cilësia të jetë maksimale dhe shumica e literaturës do të jetë në gjuhë të huaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie