Spektakël pa fitues në ‘San Siro’
Dortmundi i jep leksion Arsenalit

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë ekipit të Milanit në Itali duke dalë nga stadiumi vetëm me një pikë, e cila mund të quhet arritje, pasi kuqezinjtë kanë treguar gjithmonë një futboll të bukur përballë katalanasve. Ndryshe nga sa pritje Milani e ka nisur mjaft mirë ndeshjen duke shënuar gol që në minutën e 9 pas një aksioni të bukur që finalizohet me Robinjon.

Braziliani ngrenë në këmbë stadiumin, por jo për shumë kohë, pasi Mesi barazon në minutën e 23’ duke vendosur baraspeshën në fushë. Pjesa e parë mbyllet në barazim, bashkë me të edhe e dyta që dërgon futbollistët në dhomat e zhveshjes. Ndërsa super sfida tjetër e mbrëmjes mes Arsenalit dhe Dortmundit ka shkuar për gjermanët që rikthehen fuqishëm duke fituar në një fushë që është tepër e vështirë për cdo ekip.

Miqtë u mbrojtën mirë gjatë gjithë kohës dhe me anë të kundërsulmeve të shpejta shënuan dy herë duke marrë tre pikë. I befasuar, Arsenali nuk mundi të bëjë asgjë më shumë se të vendosë një herë baraspeshën, por në fund miqtë shënuan golin e fitores me Levën. Ndërsa në sfidën tjetër të grupit, Calejon dhe Zapata i dhanë fitoren Napolit përballë Marsejës në Francë. Vendasit shënuan vetëm një gol me Aye që vlen vetëm për statistika, pasi kualifikimi është shumë larg. 

Ndërsa Çelsi pa shumë vështirësi ka fituar me Shalken me rezultatin 3-0.  Torres dy herë dhe një herë Hazard vulosën fitoren e bluve që rikthehen duke rivalizuar në grup. Celtic ka fituar përballë Ajax në shtëpi, ndërsa Steaua ka barazuar me Baselin me rezultatin 1-1. Porto ka humbur në shtëpi me Zenitin, ndërsa Atletiko ka fituar.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen