Spektakël, gola dhe VAR, Manchester City dhe Liverpool ndajnë nga 1 pikë në fund

Spektakël, gola dhe VAR, Manchester City dhe Liverpool ndajnë nga 1 pikë në fund

Manchester City dhe Liverpool janë ndarë në barazim 2-2 në 'Etihad Stadium'. Sfida dhuroi mjaft spektakël, teksa mjaftua 5 minuta që De Bruyne të zhbllokonte shifrat.

Por festa nuk zgjati shumë, pasi Diogo Jota barazoi gjithçka në 1-1 në minutën e 13 të sfidës. Më tej ishte Gabriel Jesus i cili me golin e tij në minutën e 36, dërgoi vendasit drejt dhomave të zhveshjes në avantazh 2-1.

Vetëm 1 minutë nga starti i pjesës së dytë i ka mjaftuar Sadio Manes për të barazuar përsëri gjithçka në 2-2, me golin e tij të realizuar në minutën e 46 të sfidës.

Sterling gjeti rrugën e golit për të kthyer në avantazh Manchester City-n në minutën e 63, por ishte VAR-i i cili prishi festën e vendasve duke anuluar golin.
 

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vitet ikin, klasi mbetet! Zidane zbret në fushë në moshën 52-vjeçare dhe dhuron spektakël

VIDEO/ Vitet ikin, klasi mbetet! Zidane zbret në fushë në moshën 52-vjeçare dhe dhuron spektakël