Jeddah, Arabia Saudite - Për herë të 16-të në histori, Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Të besuarit e Hansi Flick fituan 3-2 kundër Real Madridit në finale, me El Clasicon që dhuroi plot katër gola që në pjesën e parë.
Ishte fillimisht Raphihna që në minutën e 36-të kaloi Barçën në epërsi, para se Vinicius Junior me një aksion personal të barazonte për 1-1 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Vetëm dy minuta më vonë Lewandowski riktheu epërsinë për Barçën me një gol shumë të bukur, por pjesa e parë nuk do mbaronte këtu, pasi Garrcia në shtesën e gjashtë barazoi për 2-2.
Nisja e fraksionit të dytë i pa skuadrat më të organizuara në fushë, për mos kaluar në aventurë. Duhej futja në fushë e Dani Olmos dhe pasimi i tij final për Raphinhan që ky i fundit të shënonte golin e tretë dhe të fitores për Barçën si dhe dopietën personale.
Në minutën 90+1 de Jong u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Barçën për disa minuta me një lojtar më pak, por Real Madridi nuk mundi të barazonte. Kështu, Barça merr trofeun e 16-të të Superkupës, ndërsa Real Madrid mbetet në kuotën e 13-të trofeve në këtë event.
Komente





